Teksa u ka kthyer përgjigje ndjekësve të tij në Facebook, Ndocaj shprehet se moderatori Arjan Çani i ka kërkuar para në këmbim të kohës televizive, ndërsa e quan jo vetëm gjobvënës por edhe grek.
Ish-deputeti socialist Eduart Ndocaj, tashmë kandidat i vetëshpallur për Bashkinë e Lezhës ka treguar prapaskenat e daljeve të tij televizive në emisionin “Zonë e Lirë” të Arian Çanit.
Ai e akuzon Çanin për gjobëvënie, ndërsa shton se ky i fundit e bën këtë në çdo kuptim të kësaj fjale.