Shiring apo stilograf?! Ja pse u godit Edi Rama me bojë…

0
124

Ditën e sotme në Kuvend është shënuar një incident, teksa deputeti Edi Paloka ka sulmuar me shiringë me bojë kryeministrin Rama. Për Sali Berishën shiringa e përdorur nga Paloka ka qenë një stilgraf, dhe erdhi si pasojë e gjuhës fyese që përdor Rama.

“A mund të fyhet kreu i opozitës nga kryeministri rrugaç, ai është një sharës i lindur. Nuk i bëri asnjë fyerje personale kreu i opozitës, ai u lëshua me fjalë ofenduese. Duhet të marrë fund njëherë e mirë ofendimi dhe sharjet. Ku e di ti që ishte bojë apo ishte stilograf. Mos ngatërro stilografin me shiringën”, u shpreh Berisha.

Në njoftimin e PD-së thuhet nga ana tjetër, se gjesti i Palokës, vjen për shkak të fyerjes që kryeministri Rama ka bërë ndaj deputetit më herët, madje duke konsumuar dhe gjeste bullizmi.

Berisha u shpreh më tej duke thënë se protesta e së shtunës  do të jetë më e madhja që ka njohur historia e Shqipërisë, dhe se qytetarët kanë nisur prej ditës së sotme ardhjen në Tiranë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here