Zbulohen detaje të reja/ Kush është kunati i gruas së vrarë në liqenin e Sharrës!?

0
253

Gjatë kontrollit në banesë, policia nuk e ka gjetur aty kunatin e viktimës.

Detaje të reja zbulohen pas ngjarjes së rendë të ndodhur mëngjesin e sotëm në liqenin e Sharrës në Tiranë, teksa Lirie Xhepa rreth 49 vjeç është gjetur e dhunuar dhe me 3 plumba në trup.

Burime për “BalkanWeb” bën me dije se i dyshuar për vrasjen është kunati i 49-vjeçares, Dashamir Xhepa i cili është shpallur në kërkim policor (në foto).

  • foto galeri

(shpallur në kërkim)

Policia po heton në disa pista, ku nuk përjashtohet edhe një lidhje intime mes viktimës dhe kunatit të saj që dyshohet se ka kryer vrasjen.

49-vjeçarja ishte larguar nga banesa që në mbrëmje pa lenë adresë. Pasi nuk erdhi as ne mëngjes, djemtë e saj shkuan në komisariatin nr.6 për të denoncuar zhdukjen dhe aty morën edhe lajmin se nena e tyre ishte ekzekutuar.

  • foto galeri

(Banesa e viktimës)

Trupi i viktimës është gjetur përmbys dhe e veshur lehtë, jo me xhup.  Mësohet se gruaja ishte e martuar dhe banonte pranë zonës ku u gjet e vrarë dhe e hedhur në ferra. Banorët thonë se kanë parë njerëz me makinë në këtë zonë.

  • foto galeri

(Viktima)

Do duhen analiza të posaçme për të përcaktuar orën e vdekjes por sipas informacioneve të grupit hetimor, gruaja është vrarë brenda 24 orëve të fundit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here