Blindohet kryeministria, forca të shumta policore rrethojnë Tiranën…

0
203

Rreth 1300 policë do të jenë nesër në terren nga komisariatet e Tiranës, forcat shqiponja dhe FNSH, ku nuk do mungojë edhe policet femra.

900 punjonjës policie do të vendosen para kryeministrisë, ku vëmëndja kryesore do ti kushtohet ruajtjes së institucioneve që janë pranë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”. Gjithashtu në gatishmëri do të ketë dhe ambulanca dhe zjarrfikëse.

Jo vetëm kaq, por drejtoria e përgjithshme e policisë u ka lënë detyrë konisariateve të bëjnë kontrolle për njerëz të dyshimtë dhe për persona të dhunshëm.

Ndërsa policia rrugore ka marrë masa që autobuzët që do të vijnë nga rrethet nuk do të lejohet të hyjnë në qytet, por do stacionohen pranë stadiumit “Asllan Rusi” ndërsa nga ana jugore tek Fakulteti Ekonomik.

Parkimi i mjeteve dhe qarkullimi do të ndalohet tek bulevardi ‘Dëshmorët e Kombit’ dhe rrugët ndërlidhëse të tij dhe rruga që lidh selinë e PD me kryeministrinë do të ketë kufizim të pjesshëm.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here