Këngëtari Genc Prelvukaj ka publikuar fotografitë ku i ka propozuar të dashurës së tij, këngëtares Eni Koçi.
Ai ka publikuar fotografitë në Facebook, derisa shihet i ulur në gjunjë me unazën në dorë, ku Eni shihet e befasuar.
Artisti propozimin e ka bërë me 3 nëntor të vitit të kaluar, në Plavë, derisa ka zbuluar se Eni kishte menduar se skena ishte ndërtuar për të realizuar një set fotografik.
“Momenti me i bukur, ne Plaven e bukur, me te bukuren time. 03.11.2018 ???? Eni Koci po mendonte se skena u ndertua per photoshooting”, ka shkruar Genci në Facebook, ku dhe ka publikuar fotografitë.