Presidenti i Republikës Ilir Meta po merr pjesë në Konferencën e Sigurisë në Mynih.
Kreu u shtetit shkruan se “sfidat e shumta të sigurisë mund të tejkalohen përmes vullnetit solid politik dhe aleancave të forta e të qëndrueshme”.
Ja reagimi i plotë i Presidentit Meta
Kënaqësi të marr pjesë në Konferencën e Sigurisë në Mynih. Sfidat e shumta të sigurisë mund të tejkalohen përmes vullnetit solid politik dhe aleancave të forta e të qëndrueshme. Partneriteti Trans-Atlantik mbetet jetik për rendin ku mbizotërojnë vlerat e demokracisë, lirisë dhe dinjitetit njerëzor.