Ministri i Merkelit thirrje të fortë qeverisë para protestës: PS të dëshmojë…

0
143

Raporteri për Shqipërinë në Grupin Parlamentar CDU/CSU në Bundestagun gjerman, një ditë para protestës së opozitës, i ka bërë thirrje qeverisë që të ndalojë blerjen e votave në zgjedhjet lokale, si dhe PS t’ia dëshmojë këtë opozitës.

”Nëse doni të hapni negociatat me BE stop blerjes së votave në zgjedhjet lokale: qeveria e partia e saj ta dëshmojë këtë ndaj opozitës. Gjithashtu qeveria të merret me kapobandat e jo me peshqit e vegjël. Ajo të respektojë parlamentin dhe pavarësinë e gjyqësorit”,-deklaron Christian Schmidt.

Kujtojmë që Schmidt, minister në qeverinë e Angela Merkelit vizitoi Shqipërine në nëntor 2016 dhe ishte i pari politikan europian që denoncoi publikisht në median gjermane problemin e kanabisit. Para një muaji Schmidt u zgjodh raporter për Shqipërinë nga grupi parlamentar, funksion që ishte mbajtur Thorsten Frei.

Deklarata e plotë

Deklaratë e z. Christian Schmidt, Raporteri për Shqipërinë në Grupin Parlamentar CDU/CSU.

Mbi situatën aktuale në Shqipëri: Rruga drejt anëtarësisë në BE eshtë plot sfida. Qeveria e sotme duhet të dëshmojë se është në gjendje të respektojë Parlamentin e e pavarësinë e gjyqësorit.

Rruga e nisur me vetingun po jep frutet e para. Por duhet avancuar në mënyrën e duhur pasi ka shumë për të bërë. Në mënyrë të veçantë duhet të japin llogari para gjykatës Kapobandat e Kriminalitetit të Organizuar dhe jo vetëm “peshqit e vegjël”.

Matës për hapat e mëtejshëm drejt BE do të jenë zgjedhjet lokale së afërmi. Ato duhet të mbahet të lira dhe pa blerje votash. Kjo kërkon transparencë nga qeveria e partia në pushtet përkundrejt opozitës dhe zgjedhësve. Unë i uroj sukses të gjitha forcave të angazhuara për një Shqipërinë në BE!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here