Dy ditë më parë, në qytetin e Lezhës, disa të rinj ofenduan për shkak të ngjyrës së lëkurës dhe sulmuan fizikisht dy afrikanët e Besëlidhjes.
Pas ngjarjes së ditëve të fundit, ku u sulmuan dhe u dhunuan dy futbollistët me ngjyrë të Besëlidhjes, Kamara dhe Isak, reagimet nuk kanë munguar.
I tillë ka qenë dhe reagimi i skuadrës së Partizanit sot. Skuadra e kuqe, ku militojnë dhe katër lojtarë afrikanë, Mensah, Atanda, Jaiteh dhe Mombilo, është fotografuar e gjitha bashkë, shoqëruar me mesazhin “say no to racism” (“thuaji jo racizmit”).