Tymuese drejt protestuesve/ Reagon Berisha: U provokuan nga policia…

0
164

Edi Rama e ka vendin në zyrë, por shkoi të përdhoste sheshin e Flamurit në Vlorë. Edhe atje do të ketë një dron nga ajri që do të kërkojë “arrestimin” e Edi Ramës nga qytetarët atje në shesh.

Kështu u shpreh ish-Kryeministri Sali Berisha, ndërsa protestuesit kanë kaluar kordonin e policisë dhe ndodhen në shkallët hyrëse të Kryeministrisë.

Por sipas Berishës, ky ishte një provokim i policisë, e cila hapi vetë kordonin, duke lejuar qytetarët që të kalojnë.

Ndërkohë drejt protestuesve janë hedhur tymuese nga Garda e Republikës, e cila është e pozicionuar në tarracën e Kryeministrisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here