Një i ri shqiptar në Greqi ka pranuar para prokurorëve se ka ekzekutuar babain e tij. Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë në Selanik, ku vik.timë mbeti një 48 vjecar.
Sipas dëshmisë së 20-vjecarit, ai ka pranuar kri.min duke thënë se gjithcka ishtë pasojë e një grindjeje të ashpër me të atin pas të cilit e ka go.ditur ata. Sipas kësaj dëshmie i riu thotë se ai ishte një viktimë e dhu.nës nga babi i tij.
I riu thotë se babai ka abuzuar vazhdimisht me familjen. Kujtojmë se 48 vjecari u gjend pa jetë në një kend lojerash në fshatin Agios Athanasios me lëndime në fytyrë. Djali rrefen se babai e kishte ndjekur nga pas dhe në afërsi të kendit të lojërave e ka kapur ku me pas edhe janë përleshur me njërit tjetër.
Në këtë grindje ai e ka goditur të atin duke e lënë në tokë të mbuluar me gjak në rrugë. Ndërsa sot do të bëhet edhe autopsia nga autoritetet greke. Por deri më tani mediat greke ende nuk i kanë bërë publike emrat e shqiptarëve.