Nga Dogana Fier ka përfituar vlerën 12 mln lekë dhe nga Dogana Vlorë, vlerën 5,8 mln lekë.
SPIROPALI SI MODELI “BEQAJ”
Thellohet skandali i ministres Elisa Spiropali, kësaj here e kapur si nëshkruese ajo vetë e fondeve publike në favor të shoqërisë së vëllait.
Rezulton se Dogana Fier dhe Dogana Vlorë kanë kryer pagesa në favor të kësaj shoqërie për objekte si pjesë këmbimi, pajisje zyre, orendi zyre dhe…nuk mund të mungonte as trau. Kush më mirë se vëllai i kryedoganieres mund të vendoste traun në doganat nën varësinë e saj?!
Kështu, nga Dogana Fier ka përfituar vlerën 12 mln lekë dhe nga Dogana Vlorë, vlerën 5,8 mln lekë.
Shoqëria e krijuar teksa Skënderbeu i Spiropalit ngjiste shkallët e kryeministrisë, nën urdhrat e zonjës 5 milion Euro, nuk humbet minutin për të filluar procesin e zhvatjes nga të katra anët e duke kontribuar, gjithashtu, në rritjen e vlerës së zërit “luks qeveritar”.
Këto raste përbëjnë konflikt të pastër e të rëndë interesi dhe përgjegjësia penale e zonjës sot ministër është e qartë dhe e pakundërshtueshme përballë çdo prokurorie të pakapur nga krimi.
Skandali vijon…