Tenderi 350.000 usd, Caka-Spiropalit: Llaxore nga vulgu, dil se te erdhi burgu…

0
163

 

Deputetja e LSI-se Silva Caka ka reaguar me ane te nje statusi ne Facebook ne lidhje me raportimet per investigimin e kryer nga media, qe denonconte nje tender prej 350.000 dollaresh qe bashkeshorti i Elisa Spiropalit, i ministres per marrdhenien me parlamentin ja kishte vellait te saj. Caka tha se ky eshte nje skandal i rende dhe faktim i nje vjedhje familjare, tregues i degradimit dhe korrupsionit te larte te qeverise se Rilindjes. Duke ironizuar fyerjen qe Spiropali i adresoi ne sallen e Parlamentit, deputetja Caka i ka kthyer reston me te njejten monedhe, porse pervecese kesaj i ka kujtuar ministres Spiropali dhe pasojat ligjore te ketij akti korrupti. “Llaxore nga vlugu, dil se te erdhi burgu”, perfundon statusin e saj deputetja e LSI, Silva Caka.

Statusi i plote

Llaxore te dera, dil se të erdhi vera…

Nga karrigia e pushtetit, është shumë e thjeshtë të bësh arroganten dhe të vjedhësh paratë e shqiptarëve, me mënyra të paskrupullta dhe skema të trasha.

Në këtë link, faktohet kristal e qartë vjedhja familjare e 350 mijë $, nga bashkëshorti, vëllai dhe krushku i Ministres së Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin.

Me bekimin politik të saj, 3 këmbët e perustisë Spiropali-Totaj-Memushaj (vëllai, burri dhe kushëriri i burrit të Ministres), vjedhin 350 mijë $, duke treguar edhe një herë se kjo qeveri punon vetëm për Kryeministrin, ministrat, familjarët e tyre dhe klientët e pushtetit.

Ndërkohë, dosjet e korrupsionit në Dogana, faktuar nga raportet e Kontrollit të Lartë të Shtetit, flenë në Prokurori.

Llaxore nga vulgu, dil se të erdhi burgu ?

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here