‘Emergjencë Kombëtare!’ Deklarata, ja kush është deputeti i parë që dha dorëheqjen!!!

0
152

Në deklaratën e dorëheqjes shkruhet edhe motivacioni i saj i cili është gjendja e emergjencës kombëtare.

Deputetët e Partisë Demokratike kanë kanë nisur të firmosin për djegien e mandateve.

Pjesë e atyre që po vijojnë të hedhin firmat janë edhe ata që kanë qenë në listën e kësaj force politike në garën e zgjedhjeve të përgjithshme të vitit 2017.

Kjo vjen pasi Këshilli kombëtarë i Partisë Demokratike vendosi unanimisht pro këtij propozimi të bërë nga kreu i PD-së Lulzim Basha dhe i votuar me votë unanime nga grupi parlamentarë.

Fax Web disponon dokumentin e dorëheqjes së deputetëve ku ndër të parët që ka firmosur këtë vendim ka qenë deputeti i qarkut Korçë, Ervin Salianji.

Mësohet se këto deklarata do ti dërgohen Kuvendit ku do të finalizohet edhe i gjithë procesi, ku më pas çështja do ti kalojë Komisionit Qëndror të zgjedhjeve.

Pak minuta më parë, gjatë fjalës së tij Basha ftoi të gjithë qytetarët që nesër të marrin pjesë në protestë në orën 10 para Parlamentit, i cili theksoi se ky vendim është vetëm fillimi i një beteje.

‘Kam nderin dhe privilegjin tu bëj të ditur vendimin unanim të Këshillit Kombëtar të PD-së për djegien e mandateve parlamentare me efekt të menjëhershëm. Kurrë më në Shqipëri mos të vendoset një regjim tjetër diktaorial. Kurrë më kushtetuta ligjet të drejtat themelore të njëriut të mos shkelen. Vendit ti rikthehen zgjedhje të ndershme dhe Parlamentit të jetë tempull i demokracisë. Ne e hedhim këtë hap për të ringritur institucionet e kapura nga krimi. Në nuk kemi rrugë tjetër dhe zgjedhur ti bindemi urdhërit të sovranit.

Vendimi i marrë sot është vetëm fillimi i një beteje. E di se këtë betejë të madhe ne të gjithë bashku do ta fitojmë për Shqipërinë, demokracinë për Evropën, SHBA. Do ta fitojmë për të sotmen e për të ardhmen.

Ju ftoj në protestën e nesërme në orën 10 para kuvendit të Shqipërisë, i cili një orë e më parë do ti kthehet shqiptarëve. Zoti e bekoftë Shqipërinë, zoti i bekoftë shqiptarët.”- u shpreh Basha.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here