Qytetarët: Ky popull ka shumë arsye që të ngrihet…

0
107

Një ditë nga protesta e radhës e opozitës , qytetarët kanë shprehur mendimet e tyre në emisionin e mëngjesit të Bashkim Hoxhës ‘Koha për t’u zgjuar’.

Shumë prej qytetarëve në telefonatë shprehen se protesta e 21  shkurtit, po bëhet nga politikanët për interesat e tyre.

Qytetari1: Pse mos të ngrihet ky popull ka shumë arsye që të ngrihet ky popull. Janë shumë gjëra, pse duhet ta durojë populli më. Si gjithë bota, i bënë arrestimet sikur ça bënë.

Qytetari2: Foli nga Italia desha me fol për këtë protestën që do bëhet ditën e enjte. Për këtë zonjën që foli më para për taksat dhe ujin, jam plotësisht dakord janë shumë të larta për rrogat. Dritat duhen paguar, uji duhet paguar. Shteti nuk ka ku ti marrë lekët.

Qytetari3: Jam një banues i lagjes 18 sa herë që vi këtu shikoj ca gjëra që ndryshojnë dhe ca gjëra që nuk ndryshojnë. Pra ka shumë vite që është prishur trotuari kanë vënë tuba, ju lutem Vangjushit ta shikojë. Ndoshta do ta bëjë para zgjedhjeve, por shikoj se këto ngrihen se nuk grumbullohen në të gjithë banuesit e qytetit.

Nuk është e hijshme ne pensionista jemi. Për sa i përket protestës e bëjnë për karriket e tyre, jo për popullin, populli nuk fiton gjë, ta flejë mendjen për atë punë.

Qytetari4-Alo, përshëndetje. Edhe unë si shumë bashkëkombës tonë, po vuaj. Varfëria shumë e madhe, mosha e tretë të heqin nga puna pa asnjë lloj motivacioni. As nuk duan ta dinë si do i paguajmë këto drita dhe ujë. Unë nuk kam askënd për të shkuar në protestë. Nuk pashë një dhunë të madhe që ra një kurpudhë aty u bë nami. Po në Francë apo Greqi që po digjet vendi? I keq Sala i keq Rama, ngrihuni për veten. Shikojeni Durrësin si është bërë. Rama e menderosi fare. Shko te hipoteka katastrofë.

Qytetari5– Jemi në një sistem që nuk ka ndryshim nga diktaktura. Dhe gjithë deputetët ministra dhe si kanë qenë pasurinë e popullit për vete e kanë marrë. Këto ministra dhe deputetë që flasin duhet të zhvishen nga pasuria njëher. Duan të maskojnë paratë e veta dhe nuk dinë si ta bëjnë. Këto skanë kulturë o Bashkim, se kur ngrihet një pjesë e popullit duhet të japin dorëheqjen.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here