Cunami i Hec-eve rrezik real për Shqipërinë! Thirrje për protestë: Mbro natyrën, mbro Atdheun!

0
160

‼️Cunami i Hec-eve rrezik real për Shqiptarët dhe Shqipërinë. Parqet Kombëtare, Lumejtë dhe çdo Pasuri Natyrore i takon brezave që do vijnë dhe jo oligarkëve të babzitur të lidhur me politikën mafioze 28-vjeçare & Co. Kjo klase politike anti-natyre dhe anti-njerëzore, e ka sjell Shqipërin në buze të greminës. Të Shpëtojmë Natyrën, është detyrë Qytetare dhe Atdhetare. Nga jugu në veri, kudo në Shqipëri po cënohet jeta dhe mirëqenia e qindra shqiptarëve si rezultat i këtyre projekteve korruptive, mafioze dhe abuzive. Holta-Valbona-Zagoria-Vjosa-Shebenik-Jabllincë, Gryka e Vanave, Kanioni Shejës (në Bicaj, Kukës), Kanioni i Setës (Dibër), Uralic dhe Fan (Mirditë), Kanioni i Osumit, Guroret në Tomorr, Guroret në Sotirë (Kolonjë), Kanionet e Nivicës, Lumi Cem (Tamarë-Kelmend) lumin Gjanica në Fier i ndotur nga rafineria e ballshit, dhe shumë pasuri të tjera të Natyrës Shqiptare. Mos harroni që luftrat e ardhshme do jenë për burimet ujore, kurse ne i kemi dhe duam ti shkatrrojm.
Mos reagimi jonë sot, ka pasoja nesër.
O Turizem, o shkatrrim.
Ta shpëtojm Shqipërin!
‼️Të shtunëm. Mblidhemi ora 12:00 ? tek monumenti Skënderbej dhe marshojm drejt ministris energjitikës dhe Kryeministris‼️
Ky informacion është në përditësimin të mëtejshëm!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here