Qëllimi i takimeve të kryeopozitarit me zyrtarët e lartë nërkombëtarë është njohja e faktorit ndërkombëtar me arsyet pse opozita vendosi të djegë mandatet dhe si dhe për të kërkuar mbështetjen e tyre.
Pas dorëzimit të mandateve të opozitës në Kryesinë e Kuvendit dhe pas dy protestave massive në Tiranë, kryetari I Partisë Demokratike Lulzim Basha do të jetë nesër në Vjenë ku do të takojë kongresmenët amerikanë, ndërsa javën tjetër do të udhëtojë drejt Berlinit ku do të zhvillojë takime me deputetë të CDU/CSU.
Në Vienë ndodhet aktualisht edhe kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, në një takim të OSBE, ku gjatë ditës së sotme I njohu zyrtarët ndërkombëtarë me protestën e opozitës dhe arsyet pse qytetarët janë ngritur kundër qeverisë Rama.