Ja kush janë emrat kandidatë për kryeministër që pranon Opozita për Qeverinë Tranzitore…

0
123

Djegia e mandatëve të deputetit fut në krizë politike, kushtetuese dhe shoqërore vendin. Parlamenti nuk mund të punojë vetëm me mazhorancën si në kohën e diktaturës komuniste, prandaj shtrohet kërkesa për gjetjen e një zgjidhje politike me krijimin e një qeverie tranzitore e cila të pranohet nga PS-PD-LSI, natyrisht me një kryeministër tjetër.

Kjo qeveri e re e kërkuar nga opozita, e cila dorëzoi mandatet e deputetit, do ketë funksione kryesore: zhvillimin e zgjedhjeve të reja parlamentare dhe vendore në një ditë si dhe plotësimin e krejt kritereve për në BE që të pranohet Shqipëria si vend kandidat. Brukseli synon që në qershor të pranojë Maqedoninë dhe Shqipërinë në një ditë. Maqedonia i plotësoi kushtet, ndërsa Shqipëria ka shumë probleme, prandaj prioritet i qeverisë tranzitore do jetë integrimi i vendit në BE.

Kushti më kryesor i opozitës mbetet largimi i Edi Ramës si kryeministër, ndaj PS-ja do jetë e detyruar të hyjë në bisedime për gjetjen e një emri konsensual për kryeministër të kësaj qeverie të re.

PS-ja dhe Rama mund të jap plotë emra, por rëndësi ka që opozita ta pranojë emrin e kryeministrit. Ndaj kanë filluar të qarkullojnë nëpër koridore politike se opozita mund të pranojë njerin nga këto emra për kryeministër: Pandeli Majkon, Ditmir Bushatin, Erjon Braçe, Mimi Kodhelin, Olta Xhaçkën ose Ogerta Manastirliu. Burime nga PS thonë se Rama mund të insistojë për Erion Veliaj si kryeministër ose Anila Denaj.

Mësohet se opozita insiston për një kryeministër jashtë radhëve politike dhe të ketë konsensus nga të gjitha forcat kryesore politike. Pra një person me integritet dhe profesionist që do të mund të drejtojë qeverinë tranzitore për ti dhënë Shqipërisë një palë zgjedhje korrekte dhe të gjithëpranuara.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here