‘Arroganca e qeverisë!’ Naço: Veshin këpucën e majtë në këmbën e djathtë, ky është shoku Gramoz!

0
93
Ministri i Ekonomise Nasip Naco, duke folur gjate raundit te dyte te negociatave per projektin e gazsjellesit TAP, mes Ministrine e Ekonomise, ku u p벺gjodh kompania Roland Berger si konsulente e projektit Per rritjen e kapaciteteve te qeverise shqiptare per infrastrukturat e Medha te Gazit.

Fjala e ish-deputetit të LSI-së, Nasip Naço në mbledhjen e Komitetit Drejtues Kombëtar

 

Përshëndetje të gjithëve!

Unë e mora fjalën jo për të plotësuar parafolësit, por doja vetëm në shenjë solidariteti për kryetarin e Bashkisë së Skraparit, z. Spahiu, i cili ndodhet këtu. Do të doja një duartrokitje të fortë për ta mbështetur,sepse ndaj tij ushtrohet një presion i paparë.

Në fillim kanë dashur ta blejnë dhe nuk ia arritën dot. I bllokuan buxhetin dhe tani kanë filluar me presione.   Nesim faleminderit që je pjesë e LSI-së. Si ju edhe të tjerët do ti rezistojmë këtij presioni të madh që po na bëhet.

Përpara se të vija këtu, erdha me taksi se isha në një aktivitet dhe shoferi i taksisë më tha: Z. Naço, përse i dorëzuat mandatet? Sigurisht me dy-tre fjalë i thashë: E para, LSI para 2-3 vjetësh ka propozuar një amendament në ligjin për koncesionet, që çdo koncesion që parashikon mbi 5 vjet afatin, duhet të kalojë detyrimisht në Parlament dhe sot e kësaj dite nuk e kanë futur në rendin e ditës. Besoj se kjo mjafton për ta kuptuar se përse unë e kam dorëzuar mandatin e deputetit.

E dyta, të gjithë e dini që ka filluar të ndryshojë rregullorja e Kuvendit. Në nenin 13 të rregullores flitet shumë qartë që Këshilli për Mandatet dhe Imunitetet, është i përbërë nga 10 anëtarë, ku 5 i ka mazhoranca dhe 5 opozita. Mazhoranca kërkon që ta ndryshojë dhe më e bukura është që thotë që edhe me 5 persona mund të funksionojë ky këshill. Dhe më e bukura fare është se thotë që detyrimin që ka Këshilli i Mandateve në rregullore, ta kalojë në një komision tjetër, në Komisionin e Ligjeve. Pra as më shumë dhe as më pak, veshin këpucën e majtë në këmbën e djathtë, se ky është shoku Gramoz. Ecën më mirë ai në këto ritme dhe kërkon që ta ndryshojë rregulloren.

Dua të falënderoj Luanin, znj. Kryemadhi, Petritin veçanërisht dhe të gjithë të tjerët që janë solidarizuar, jo se janë me Nesimin, por janë me hallet e njerëzve, me këta qytetarë që presin as më shumë dhe as më pak atë buxhet minimal që është atje. Ka zbatuar të gjithë procedurat ligjore. Çfarë ndodh? Për ti bërë të gjithë atë presion, nuk e kalojnë në Këshillin Bashkiak. Për të mos thënë pastaj që dy apo tre këshilltarë, për interesat e tyre personale, kanë devijuar dhe kanë ikur. Është çështje e tyre dhe rrugë e tyre, por jo deri në atë shkallë sa të bllokojnë buxhetin.

Pa e miratuar buxhetin, kërkojnë të shkurtojnë nga 350, ta lënë Bashkinë e Skraparit me 150 punonjës. Se këta këshilltarë që janë djemtë e atij vendi, thonë që është ulur numri i banorëve. Por në qytetin e Poliçanit janë 450 punonjës në bashki, me 2-3 mijë banorë më pak. Ata janë socialistë, ndërsa ky është i LSI-së dhe ky duhet dëmtuar, sepse duhet detyrimisht Bashkinë e Skraparit, e kanë simbol, se po morën Skraparin, ia kanë marrë Ilir Metës.

Unë besoj se këta do ta kthejnë në referendum Bashkinë e Skraparit dhe nuk kanë parë ta marrë. Nuk do të ketë zgjedhje në Skrapar. Unë i bëj thirrje të gjithëve që të jeni të gjithë në Skrapar. Ajo do të jetë kala jo për LSI-në, jo për Nesimin, por do jetë për të gjithë për të treguar që ai është një simbol i LSI-së.

Unë do të doja të vazhdoja gjatë se përse e dorëzova mandatin. Arroganca e kësaj qeverisje të dashur miqtë e mi. Sigurisht ata kanë votat e tyre. Ti shtrojmë problemet, ti diskutojmë, që dhe ju të dëgjoni zërin tuaj, sepse shumë nga ju s’e kanë dëgjuar.

Le të vijmë te çështja e teatrit e diskutuar nga të gjithë. Unë personalisht dua të falënderoj Petrit Vasilin dhe Grupin Parlamentar për mbështetjen, sepse as më shumë dhe as më pak, por i kanë drejtuar 43 pyetje ministres së Kulturës dhe ministrit të Ekonomisë. Nuk denjonin të flisnin në Parlament, sepse ishin arrogantë, nuk ishin me të vërtetën, se nuk justifikonin dot që 8 mijë metra katrorë në qendër të Tiranës do të jepej me koificent 8%. Nuk e thonë vlerën e saktë dhe me të drejtë Presidenti e ktheu. Me të drejtë ata nuk guxojnë të ndërtojnë atje, sepse ne jemi të gjithë bashkë. Ajo është prona juaj, prona jonë, është pronë publike. Të gjithë e dini se nuk mund të ndërtosh në Tiranë, në qendër minimumi pa 40% dhe arroganca e tyre na ka bërë ne, pavarësisht gabimeve që kemi bërë, të dalim në rrugë.

Unë do të doja që të falënderoja të gjithë ish-ministrat e LSI-së, pa pa përjashtim, njëri më i mirë se tjetri, të dëgjoni akuza po nuk guxon njeri ti përmendi me emër, se kanë qenë korrektë. Kemi qenë ne në Parlament që kemi votuar të gjithë bashkë për vettingun e politikanëve, sepse nuk kemi frikë. Kemi qenë korrektë, kemi zbatuar ligjin, jo ne, por të gjithë ju, të gjithë anëtarët e LSI-së. Ata kishin frikë, sepse vettingu do të na vinte në një bankë të gjithëve. Ata duan që të aludojnë, duan që të shpifin për ne. Ata duan që duart e tyre të jenë të pastra akullore, por të jenë me qumësht pluhur.  Duart tona janë të pastra siç është e gjithë LSI-ja.

Ju faleminderit!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here