Qytetarët kanë telefonuar në emisioni “Koha për t’u Zgjuar” në Neës 24 një ditë pas protestës së opozitës, e cila vendosi të djegë mandatet duke kërkuar formimin e një qeverie tranzitore.
Ata pohuan se protesta ishte paqësore dhe kjo i shërben demokracisë shqiptare. Një prej pjesë e tyre shprehën shqetësimin për kushtet e vështira të minatorëve, ndërsa i bënë thirrje qeverisë të tregohet më e kujdesshme.
Telefonuesi 1: Dje janë mbushur rrugët e Tiranës me mijëra shqiptarë dhe ku ka më mirë se sa të zhvillohet protestë paqësore. Ne na duhet ndihma e ndërkombëtarëve”
Telefonata 2: Minatorët duhet të dalin të gjithë në shesh, duhet t’u dalë gjumi.
Telefonata 3: Kjo nuk është protestë politike, por protestë e hallit ekonomik. Unë nuk shkoj as për PS as për LSI dhe PD, por për hallet tona. Po na udhëheqin njerëz të paarsimuar. Këtu s’ka drejtësi. Ka marrë fund populli, unë jam i djathtë, por nuk iu shkojë mbrapa. Rama mbolli dhe e bëri Shqipërinë si Lazarati.
Telefonata 4: Secili që ka pak tru e kupton se nuk është protestë politike, por protestë popullore. Ata që prishën kërpudhën e famshme ishin pesë persona që nuk janë arrestuar.