Bejtja ka treguar se është acaruar se nuk po i linin rradhë për të folur, ndërsa ka thënë se nuk është krenar për atë që ndodhi.
Mbrëmjen e sotme i ftuar në emisionin “Zonë e Lirë” është gazetari dhe analisti Andi Bejtja, i cili ka treguar mbi incidentin që i ndodhi dje në emisionin “Opinion”, ku shpërtheu në të shara.
“Edhe kur ofendohem nuk nxehem, por vjen momenti kur më duhet të them një fjalë kur vij në studio. Duhet të kemi më shumë respekt për studion e televizionin. Unë e marr me shumë përgjegjësi daljen në ekran dhe prandaj nervozohem kur nuk më lënë fjalën. Kur ndodh në mënyrë të përsëritur dhe me të njëjtët personazhe, të duket sikur e bëjnë kastile. Nuk jam krenar për atë që ndodhi dje”, u shpreh Bejtja.