Reperi i njohur shqiptar kapet me substanca narkotike, zbulohet vendimi i gjykatës…

0
145

Gjykata themelore e Prishtinës ka dënuar me 5 muaj burg me kusht dhe 1200 euro gjobë reperin e njohur Fero, për shkak të posedimit të lëndëve narkotike.

Sipas ‘Iconstyle.al’, gjykatësi ka vendosur që ky dënim të mos ekzekutohet, nëse Fero nuk kryen vepër tjetër penale brenda një viti.

Reperi akuzohet nga autoritetet për posedim në mënyrë të paautorizuar të substancave narkotike, me peshë të përgjithshme prej 13.5 gramë.

Fero ka deklaruar se ka qenë edhe më parë përdorues i marihuanës, por nuk ka përdorur më substanca të tilla që pasi është kapur nga policia.

Kujtojmë që Fero sapo publikoi këngën me titullin ‘Baba për ikona’, e cila pati sukses të menjëhershëm.

Image

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here