Muzeu i Arteve të Bukura i mban dyert e mbyllura.
Sipas INSTAT në vitin 2018 Galeria e Arteve është institucioni që zhvilloi më pak aktivitete.
Por pavarësisht kësaj situatë, edhe në muajt e parë të 2019, pikturat dhe artet pamore nuk kanë ku të ekspozohen për publikun kryeqytetas.
Piktori, Adrian Devolli, si fajtor shikon instancat në Ministrinë e Kulurës e deri te drejtori aktual I ketij pseudo-muzeu.
Devolli: Është ultraklienteliste, nuk ka një program Galeria. Galeria duhet të mbështesë artistët. Të jenë ekspozitat shumë më të shpeshta dhe më të dendura që të ketë një jetë arstistike të paktën më të gjallë.
Gjithashtu Devolli shprehet se situata është e krijuar ndër vite.
Devolli: Galeria është jashtë funksionit, jo vetëm ky që nuk e njoh por i di vetëm emrin, që nuk janë prezantuar në qarqet artistike dhe për publikun shqiptar. Çfarë është ky? Ky është një hiç dhe ky hiçi duhet të vendosë mbi krijimtarinë e të gjithë artistëve shqiptarë.
Për 3 mujorin e parë të ketij viti në këtë Galeri nuk është publikuar ende axhenda e aktiviteteve.