Vokshi i përvishet Spiropalit: Nuk ke shpëtim Elisë, hajdutja e doganës reciton fjalimet e Ramës. Përfitoi 550 milionë lekë!

0
154

Në një status në “Facebook” deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, shkruan se deputetët e opozitës i kanë dorëzuar mandatet tashmë dhe nuk kanë frië nga shërbëtorët e Ramës në drejtësi.

Ajo përmendi rastin e ministres Spiropali, që sipas një hulumtimit të Boldneës, kishte përfituar nëpërmjet bashkëshortit dhe vëllait të saj 550 milionë lekë në tendera.

Statusi:

Ne kemi hequr dorë nga mandatet tona, jemi si cdo qyetatar, pa asnjë imunitet dhe nuk kemi frike nga shërbëtorët e Ramë në drejtesi.

Por Elisa Spiropalit frika i ka hyrë në palcë sepse është kapur duke vjedhur nga fondet publike 550 milionë lekë bashkë me familje e farefis. Hajdutja e doganave që reciton fjalimet e Edi Ramës, do të shkojë shumë shpejt para drejtësisë.

Dhe bën mirë që ka frikë! Pushteti i blerë me dhe nga krimi, i ka ditë e numëruara!

Nuk ka shpëtim për Elisën e të ngjashmit e saj në maxhorancë që me babëzinë e tyre të pakufishme, përzunë shqiptarët nga vendi dhe vranë shpresën.

Drejtësia vonon por nuk harron!!

 

https://www.facebook.com/559294428/videos/10157204717864429/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here