Ish deputeti Përparim Spahiu për Ora News shprehet se djegia e mandateve ishtë një vendimmarrje tepër e vështirë për një masë të tillë ekstreme nga opozita, por vjen si fakt i këtyre ngjarjeve të një viti e gjysëm, që na detyroi të marrim këtë hap ekstrem, djegien e mandateve.
Intervista
E gjithë kjo veprimtari e opozitës ka sjellë njëfarë konfuzioni në skenën politike shqiptare. Opozita e ka të qartë se çfarë do të bëjë?
Nuk them se duhet ta quajmë konfuzion, pasi është një vendimmarrje tepër e vështirë për një masë të tillë ekstreme nga opozita, por vjen si fakt i këtyre ngjarjeve të një viti e gjysëm, që na detyroi të marrim këtë hap ekstrem, djegien e mandateve.
Unë kam qenë një nga deputetët e parë që me grupin tim parlamentar, kam folur shumë herë për marrëdhënie të kufizuar me Parlamentin, deri në propozimin tim personal për djegie mandatesh. Tani e shikojmë që është me të vërtetë një proces dhe është një vendimmarrjes shumë e fortë, pasi të gjithë i dimë vështirësitë dhe marrëdhëniet që patëm me elektoratin në zgjedhjet e 2017, zgjedhjet më të vështira. Prandaj në një farë mase na vjen keq që sot nuk jemi në Parlament, ndërkohë që ata që s’duhet të jenë pretendojnë dhe vazhdojnë të jenë në atë Parlament.
A e ka të qartë opozita se ku duhet të shkojë dhe çfarë do të bëjë ?
Besoj se tani është fare e qartë dhe e thjeshtë, dalja nga parlamenti ishte kërkesë e disa protestave, kërkesë e një elektorati opozitarë, kërkesë e një elektorati edhe të papërfaqësuar që e sheh veten të papërfaqësuar mbase edhe nga i gjithë spektri politik pasi është një situatë mjaftë e rënduar që shkasë besoj është e gjithë keqqeverisja jo vetëm një vit e gjysëm por e gjashtë viteve të qeverisë rilindase.
- Spahiu, a mund të kishte një proteste paralelisht me pjesëmarrjen në punën e organit legjistrativ?
Tani po ta vini re vendimmarrja në grup e opozitës erdhi pas protestës së 16 shkurtit pra një protestë masive që na detyroi ne, pra ishin vetë njerëzit që kërkonin ndërprerjen e marrëdhënies me këtë Parlament. Unë e kam quajtur vazhdimisht Parlament ilegjitim dhe jam i bindur për këtë. Dhe pse tani kemi prova të pakontestueshme që erdhën nga përgjimet që nxori Zëri Amerikës por dhe investigimet direkt të Rai-t.
Është një thikë me dy presa. Lini njëfarë vakumi në Parlament?
Marrëdhënia veçanërisht me Edi Ramën ka qenë një marrëdhënie aspak konstruktive. Njeri arrogant, njeri që nuk merr parasysh asnjë lloj kërkese, sidomos ato të opozitës. Një person i cili që në fillimet e veta, Parlamentin ka dashur ta vendosë në këmbë dhe e ka vënë. Kështu që them që prania e opozitës në Parlament ka qenë fiktive dhe në mjaft raste dhe nga media të shumta është përdorur si avantazh i Ramës në këtë marrëdhënie, shumicë opozitë në Parlament. Kështu që ajo pjesëmarrje për mua në Parlament ka qenë komplet fiktive.
Gjithsesi a është krijuar disi një precedent i rrezikshëm nga opozitat shqiptare, marr parasysh opozitën e Ramës, çadrën e zotit Basha dhe bojkotin e tanishëm? Përpara të gjithave duket sikur opozitat kontestojnë rregullsinë, të qenit brenda normave një procesi të rregullt zgjedhor…
Fjalën precedent e kam dëgjuar dhe besoj dhe do ta dëgjojmë edhe në vazhdim. Besoj edhe nga të huaj, sepse as nuk i tremben kësaj situate, mund të ndodhë edhe herë të tjera. Them që është një precedent pozitiv. Pra gjithkush që mendon të vijë në pushtet me vota të vjedhura dhe të grabitura. Është dhe një precedent mbi të cilin mund të abuzohet, pasi çdo opozitë mund të shprehet… Nëse opozita apo mazhoranca e nesërme ka fakte të tilla siç janë këto që kemi sot fakte ashiqare, që priten edhe akoma më tepër, për shembull dosja 339, që dëgjojmë akoma më shumë nga implikime deputetësh apo kryetarë bashkish normal që do kemi zgjedhje deri sa të arrijmë në një nivel zgjedhjesh të pranueshme nga të gjitha palët. Kështu pra them që është një precedent pozitiv. Çdo mazhoranca i bëhet presion që të ketë kujdes me zgjedhjet. Është baza e demokracisë.