“Miq, kur te verbohen syte e mendjes ke humbur çdo komunikim me realitetin dhe ke marre fund.”
Ish kryeministri Sali Berisha reagon pas deklaratës së Edi Ramës për një gazetë italiane, ku e quante protestën e studentëve si një protestë e popullit, por jo atë të opozitës.
Statusi:
Berisha thotë se kjo tregon verbërinë e mendjes së një diktatori “që po i vjen ngordhja”.
Te padukshmit dhe fundi i tmerrshem i Edvinit!
“Miq, kur te verbohen syte e mendjes ke humbur çdo komunikim me realitetin dhe ke marre fund.
Ky sindrom i çdo diktatori e ka pushtuar Edvinin.
Ai dje iu tha mediave italiane se protesta e studenteve ishte proteste sepse studentet ishin popull.
Kurse protesta cunam e popullit opozitar nuk ishte pasi sipas tij ata nuk jane popull.
Pra sipas tij nuk jane popull ata qindra mijra qytetare qe mbushen rruget dhe sheshet e Tiranes si kurre me pare me date 16 dhe 21 shkurt. Jo ata nuk jane popull pasi per ate ata jane te padukshem.
Edvin vertet tmerri te ka verbuar syte e mendjes dhe nuk te lejon ti shohesh ata paçka se ata te padukeshmit te detyruan t’ja mbathesh per ne Vlore dhe te rrethosh parlamentin me tela me gjemba si kurre me pare.
Edvin ky eshte verbimi i syve te mendjes, verberia absolute, sindromi me i tmerrshem i çdo diktatori qe shaqet tek ai para se ti vije ngordhja nga te padukshmit, nga ata qe ai nuk i quan popull.
Mjer ti, fati i zi i tyre te pret. Lipsu, lipsu nje minute e me pare! Sb”, shkruan Berisha në Facebook.