Një person është gjetur i vrarë brenda një makine në Durrës.
Ngjarja ka ndodhur në zonën e ish-Kënetës në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Viktima është identifikuar si shtetasi me iniciale M.N dhe nga këqyrja e parë rezulton se është vrarë me armë zjarri.
Nga të dhënat e para, policia ka mundur të bëjë identifikimin e autorit që dyshohet se ka kryer krimin dhe e ka shpallur atë në kërkim.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe shkakut që çoi në këtë fund tragjik për viktimën.
Njoftimi i policisë:
Më datë 24.02.2019, rreth orës 01:10, në lagjen Ish Kënetë, shtetasi N.Z. 37 vjeç, për motive të dobëta dyshohet se ka vrarë me armë zjarri shtetasin M.N., 45 vjeç, banues në kete lagje.
Autori i dyshuar pas krimit është larguar menjëherë dhe është shpallur në kërkim. Policia po punon për kapjen e tij.
Grupi Hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave te kësaj ngjarje