Bojaxhi gati për tu bërë deputet! Ja çfarë ka thënë….

0
149

Pas djegieve të mandateve nga deputetët e opozitës, radha u vjen personave që kanë qënë në listat poshtë tyre në zgjedhje.

Por sipas asaj që kanë deklaruar kryetarët e opozitës së bashkuar as anëtarët në listat zgjedhore nuk do ta pranojnë mandatitn që u pasohet.

Në këtë situatë nëse nëse deputetët e PD, LSI-së dhe aleatëve të tjerë në radhë, nuk pranojnë kete gje, radha shkon tek partitë më të vogla ku pjesë e tyre është edhe partia “Sfida për Shqipërinë”.

Ish-kryetari i partisë ‘Sfida për Shqipërinë’, Gjergj Bojaxhi ka kundërshtuar ashpër vendimin e opozitës së bashkuar për djegien e mandateve, duke e cilësuar këtë si një akt të papërgjegjshëm dhe jo thjesht të paprecedentë.

Në emisionin ‘Top Talk’, Bojaxhi është shprehur se do të pranonte me kënaqësi të bëhej pjesë e parlamentit me argumentin se kështu do të godiste të keqen.

Pas dorëzimit të mandateve të opozitës, duket se skenarë të rinj do të lindin dhe në renditje ka edhe parti të tjera që nuk janë pjesë e kësaj opozite, por që kanë qenë në opozitë. Përmendim këtu partinë Libra, apo atë Sfida. A do të futet në Parlament Bojaxhi, nëse i vjen radha?

“Çdo podium që ne mund ta përdorim për t’u dëgjuar më shumë nga qytetarët shqiptarë, për të denoncuar më shumë korrupsionin, nepotizmin dhe çdo gjë që shkon keq në këtë vend, unë mendoj – nuk dua të flas në emër të Sfidës sepse nuk jam kryetar i saj, – që një parti si Sfida duhet ta përqafojë këtë mundësi për të denoncuar dhe diskredituar gjithçka shkon keq. Pavarësisht se, nëqoftëse ne pranojmë rregullat e lojës në politikën që kanë ndërtuar këto dy partitë kryesore, nëse merr mandatin i bie që je patericë e qeverisë, nëse nuk e merr mandatin je palë me Lulin dhe Monikën. Në zgjedhjet e vitit 2017, pa u bërë marrëveshja PD-PS, ne si lëvizje politike hymë qartazi në garë pa bërë koalicion me asnjë nga partitë parlamentare, duke thënë se do t’i bënin opozitë këtij sistemi parlamentar dhe politik të krijuar në Shqipëri. Në këtë këndvështrim, çdo mundësi që do të na jepej, të paktën mua personalisht, për të goditur të keqen që është ndërtuar, do ta bëja me shumë kënaqësi”, deklaroi Bojaxhi.

Por, ai theksoi se PD-ja, LSI-ja dhe të tjerët në opozitë kanë djegur vetëm një pjesë të mandateve të tyre, ka të tjerë që nuk e kanë bërë, ndërkohë që ka ende kohë që kandidatët vijues në listat e tyre të mos e ndjekin këtë hap, por të vazhdojnë të bëjnë opozitë në Parlament. Kjo sepse, kur dalja e ashtuquajtur “jashtë sistemit”, sipas Bojaxhi, bëhet i njëjti lloj grupimi politik dhe morali politik, e vetmja gjë që shkakton është kriza dhe potencial për pazare të ardhshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here