Të premten në mbrëmje në emisionin e Arian Çanit, “Zonë e Lirë”, ishte i ftuar gazetari Andi Bejtja.
Në studio është diskutuar rreth një momenti kur Bejtja doli jashtë etike në emisionin “Opinion”, pasi nuk u lejua nga të ftuarit të të shtjellojë argumentat e tij. Por, gjatë bisedës u vunë re edhe disa “thumba” të Arian Çanit për emisionin e Fevziut.
Arian Çani: Fakti që ti pranon të shkosh në debate të tilla, ku ka më shumë zhurmë se sa shkëmbim argumentash, besoj se ka një moment që ti je koshient që mund të ndodhë kjo gjë.
Andi Bejtja: E di si është puna Cani, ne vijmë dhe marrim pjesë në debat dhe duam të themi ato që kemi në kokë për të thënë. Kur nuk të lënë ti thuash, kur nuk të lënë të shtjellosh tezën, ti del edhe idiot nesër, e kupton? Thonë njerëzit, po ky cfarë ka dashur të thotë, nuk u kuptua fare.
Arian Çani: Por njerëzit që kanë qef të shohin këto lloj debatesh Bejte, të jesh i bindur që nuk është se shohin për të dëgjuar ndonjë gjë, më shumë shohin për të dëgjuar zhurmë.