“Kosova nuk jep tokë për njohje dhe nëse ky është çmimi, Kosova nuk ka nevojë për njohjen e Serbisë”
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka qenë i pranishëm ditën e sotme në akademinë e organizuar për 29-vjetorin e vrasjes së heroit të Kosovës, Enver Hadri.
Në fjalën e tij ai tha se taksa 100% ndaj mallrave serbe e pengon formalizimin për ndarje të Kosovës.
“Vendosmëria për të qëndruar në të drejtën e Kosovës së 17 shkurtit, është rreshtim në anën e drejtë të historisë dhe ne po ashtu me veprimin e marrë për të bllokuar mallrat e Serbisë, pra taksa 100%, është po ashtu veprim që pengon formalizimin e një ndarje. Kosova nuk jep tokë për njohje dhe nëse ky është çmimi, Kosova nuk ka nevojë për njohjen e Serbisë”, u shpreh kryeministri i Kosovës.