Trump ishte forca shtytëse e takimit të nivelit të lartë në Vietnam që do të mbahet të mërkurën dhe të enjten.
Presidenti i SHBA-së Donald Trump është nisur drejt Vietnamit për samitin e tij me udhëheqësin e Koresë së Veriut, Kim Jong-Un.
Trump dhe Kim do të diskutojnë një nga sfidat më të mëdha të sigurisë të Azisë – programi nuklear i Koresë së Veriut.
Para largimit nga Uashingtoni të hënën, Trump u tha guvernatorëve të vendit se “mendon se ky do të jetë një samit shumë i jashtëzakonshëm”.
Trump tha se SHBA dëshiron denuklearizimin, duke lënë të kuptohej se mund të ketë përparim ekonomik për Korenë e Veriut si shpërblim të mundshëm.
“Mendoj se do të kemi një vend që do të vendosë shumë rekorde të shpejta në aspektin e ekonomisë”, deklaroi ai.
Ndryshe, ky është takimi i tij i dytë me liderin veri-korean pas atij të vitit të kaluar.