‘As dhuna nuk na ndal.’ Vjen deklarata e fortë nga Paloka: Ose të fitojmë, ose të kthehemi në skllevër të Ramës!!!

0
121

‘Ose të fitojmë, ose të ulim kokën e të kthehemi në skllevër të Edi Ramës.’

Nënkryetari i PD, Edi Paloka u kërkoi protestuesve të shporrin këtë klikë në pushtet, pasi sipas tij ndryshe qytetarët do të kthehen në skllevër të Ramës.

Gjatë fjalës së tij para protestuesve, Paloka e ka quajtur këtë parlament dhe këtë mazhorancë si pjesë e krimit në Shqipëri.

“Ne jemi këtu për tu treguar Edi Ramës e kujtdo tjetër se, sot janë shqiptarët që kërkojnë ndryshim. Jemi këtu sepse nuk kemi për rrugëzgjidhje. Ose të fitojmë, ose të ulim kokën e të kthehemi në skllevër të Edi Ramës. As dhuna dhe as presioni nuk do të na ndalë. Rama ik!”, u shpreh Paloka.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here