Ashtu siç bëri në seancën e së enjtes së kaluar shumica parlamentare ka gjetur një tjetër formë për të anashkaluar protestën e opozitës parlamentit.
Konferenca e Kryetarëve e mbledhur paraditën e sotme ka vendosur që seanca e kësaj të enjteje të zhvillohet sot në orën 17:00, duke evituar një përplasje të protestuesve me deputetët e mazhorancës. Nderkoh deputet të opozites bëjn thirrje për protest në oren 16 e 30 pran Parlamentit. Mersila Doda shkruan në profilin e saj facebook :
Sot ne 16.30 të gjithë para Parlamentit.
Ju ftoj dhe u bëj thirrje të gjithë anëtarëve, simpatizantëve të PDIU-së dhe gjithë opozitës, qytetarëve të Tiranës të bashkohemi në protestën para Parlamentit në orën 16.30 … Ju kërkojmë ndjesë për kohën e shkurtër po na duhet me ndjek nipin e Dullës …