Një vajzë braziliane ka mbetur në karrocë për tërë jetën pas vuajtjes së një infeksioni bakterial, kur ajo po shponte hundën.
Layane Dias shpoi hundën në korrik të vitit të kaluar, kur ajo ishte 20 vjeç dhe tha se vendi i shpimit rridhte gjak dhe ishte i fryrë në atë periudhë, por mendonte se kjo nuk do t’i shkaktonte problem në shëndetin e saj, transmeton lajmi.net.
Në fillim, ajo mendonte se infeksioni i kishte kaluar, por që e çoi në ethe dhe, pasi iu larguan, adoleshentja filloi të ndjejë dhimbje të rënda në këmbë.
Dhimbja në këtë zonë u shndërrua shpejt në mpiksje të gjymtyrëve, gjë që e pengonte që të ecte.
Mjekët thuhet se po përpiqen të japin një diagnozë të saktë derisa zbuluan bakteren ‘Staphylococcus aureus’ në gjakun e saj.
Sido që të jetë, mjekët po bëjnë thirrje që paraprakisht të bëni një kontroll të përgjithshëm të trupit tek profesionistët shëndetësor, përpara se të shponi ndonjë pjesë të trupit.