Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën e sotme me publikimin e pamjeve nga investimi për trajtimin e mbetjeve në Fier.
“MIRËMËNGJES dhe me pamjet spektakolare të investimit për trajtimin e mbetjeve në Fier, një nga veprat e vëna nën akuzat e rënda të arratiakëve politikë, ju uroj një ditë të mbarë”-shkruan Rama në postimin e tij.
Por, pas këtij postimi, qytetarët kanë shpërthyer në komente, kundër kreut të qeverisë.
“Po me keto pamje ti mir ben. po na kujton Dullen. Po na posto ato nena qe ska me se te ushqejne femijet. Na trego per padrejtësitë ne gjyqesor..etj etj…”-shkruan një qytetar.
Më tej një tjetër shkruan “Shiko spitalet zoti kryeminiter e pooullin qe po vuan per buke. Turp i madh ne shekullin 21 te vush per buke. kjo ashte nji turpsi e modhe dhe spitalet shendetsor per toke.
Shiko e rregullo keto pastaj bon ato se te kemi votuar per kete gje”.
Gjithashtu një tjetër qytetar shkruan “S’te kuptoj dot ndonje here. Ore ketu behet fjale qe kane vjedhe, ne e dime qe ato mund te behen ceshte eshte e kostos. Qe ta kuptosh nqs ajo gjeja qe na ke cuar ben 100 dhe ata marin 200 ketu eshte porblemi.
Padyshim qe mund te marim 110 po jo 200.”
Po ashtu një tjetër qytetar shkruan se këto që publikon kryeministri janë vetëm reklama për të mbushur xhepat e pushtetarëve.
“Keshtu keto reklamat e projekteve gjigante i beni te bukura ju kryeminister por i beni sa per te fut leket ke xhepi se projekti perfundon ke koshi i plerave mbasi eshte marre fondi si shume projekte te tjera qe do beje ose mè sakt si ato projektet qe i nxjer reklam ne popull sa per te marre votat…..edhe ai projekti i Aeroportit te Vlores ishte shum i bukur dhe faktikisht ai aeroporti po del kryeveper……”.
Disa nga komentet e qytetarëve: