Protesta surprizë e opozitës erdhi pas njoftimit nga mazhoranca për mbajtjen sot të seancës plenare që zëvendëson atë të ditës së enjte të javës që lamë pas.
Para institucionit të Kuvendit është vendosur kordoni policor.
Një numër i madh efektivësh janë vendosur tek parlamenti, ku ndodhen dhe Forcat Shqiponja por edhe të Gardës.
Sot pasdite Kuvendi do të shqyrtojë dy vendime të rëndësishme që kanë të bëjnë me strukturën e dy institucioneve të drejtësisë së re KLGJ dhe KLP.
https://www.facebook.com/Ora.News.RTV/videos/2268597753421982/