A është historia e këngës personale? Rrëfehet Elvana Gjata…

0
172

Këngëtarja Elvana Gjata ka bërë një rikthim shumë të fuqishëm në tregun muzikor.

Ditën e djeshme këngëtarja prezantoi projektin e saj më të ri, “Tavolina e mërzisë” ku përshkruan ndenjat për një dashuri të humbur, por që ka lënë goxha kujtime dhe dhimbje ende.

Kënga është punuar nga Armend Rexhepagiqi, Aida Bajraku dhe orkestrim të Darko Dimitrov.

Videoklipi përshkruhet nga plane pranë natyrës dhe një Elvanë  e thjeshtë, disi e lodhur dhe duke kërkuar qetësinë.

Një moment që vlen sa ato të njëmijë fjalëve është kur në fund të videoklipit këngëtarja përlotet.

Dhe për tekstin e këngës, Elvana reagoi sot përmes një postimi, ku tregon se Armend Rexhepagiqi dhe Aida Baraku kanë shpalosur gjendjen e saj shpirtërore.

“Armend Rexhepagiqi dhe Aida Baraku janë dy legjenda të Kosovës dhe jam krenare që punuam bashkë! Faleminderit që hytë në shpirtin tim dhe e thurët këtë muzikë dhe këto vargje. Të jem e sinqertë ndjesia është gjithmonë si herën e parë… dhe s’mund të rri pa thënë që më bën pafund të lumtur që ju prek zemrën kjo këngë njësoj si mua”, shkruhet në postimin e saj në Instagram.

Image

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here