Deklaratë e fortë nga avokati Goxhaj: U hodh gaz neuorparalizues me rreze 3 km, ky ishte sulm kimik

0
113

Avokati Altin Goxhaj flet për “standard” mbi përplasjen polici-qytetarë në protestën e djeshme, duke analizuar hedhjen masive të gazit nga ana e forcave blu. Sipas Goxhaj kemi të bëjmë me gaz neuroparalizues dhe një sulm kimik. Po ashtu ai tha se këto “bomba kimike” ishin në ronësi të një kompanie serbe e cila e siguron lëndën e parë në Rusi. Ndërkohë lidhur me reagimin e OSBE, Gocxhaj tha se,: “ është një zyrë suporti e Rilindjes dhe Soros”.

 

1.Si ju duk reagimi i policisë sot ndaj protestuesve duke marrë shkas nga fakti se gazi lotësjellës i përdorur ishte shumë herë më masiv se sa ai që u hodh në protestën e 16 shkurtit?

Sot nuk u hodh gazlotsjellës por gaz neuroparalizues në sasi aq të mëdha helmimi sa u helmuan dhjetra mijë qytetarë të pafajshëm të Tiranës, përfshi fëmijë, foshnje, gra shtatzëna, të moshuar dhe të sëmurë me zemër apo sëmundje të rrugë frymëmarrjes të cilët ndodheshin në një rreze prej 3 km nga protesta! Fëmijët dhe foshnjet e helmuar kishin dalë me prindërit tek disa pika si Toptani Center, qendra e re e lokaleve Kalaja, lulishtja e Kinema Millenium, apo te zona e 9-katsheve dhe e tmerrshmja ishte që arriti deri te Sheshi Skënderbej dhe Parku Rinia ku çdo mbrëmje ka me qindra prindër me fëmijë! Kjo nuk ishte shpërndarje proteste por sulm kimik mbi Tiranën, mbi fëmijët, foshnjet, nënat shtatzënë, të moshuar dhe të sëmurë! Ky nuk është veprim policor por genocid i mercenarëve të Serbisë që përdorën lëndë helmuese kimike serbe të prodhuara për qëllime të luftës kundër terrorizmit dhe që veç kosovarët e shkretë i kanë provuar në kurrizin e tyre në kjohën e pushtimit serb milosheviçian!

 

2.Jeni shprehur se kemi të bëjmë me “helme kimike luftarake”. Me cfarë lëndësh kemi të bëjmë përkatësisht?

Kmei të bëjmë me gazra neuroparalizuese të blera në Serbi nga fabrika serbe e municioneve dhe armëve kimike e kohës së Jugosllavisë me emrin e dikurshëm “Miloje Zakić” dhe sot në pronësi të kompanisë serbe “factory TRAYAL” e cila lëndën e parë e siguron prej dekadash nga Rusia. Kjo fabrikë ka prodhuar gjithë municionet dhe helmet kimike që u përdorën në Bosnjë, Kroaci dhe në 1998-1999 në Kosovë kundër shqiptarëve. Këtë kompani zgjodhi Rama për të blerë bombat kimike në 2015 kur ndryshoi ligjin për armët dhe policinë e shtetit dhe futi sasi të panjohura lëndësh helmuese neuroparalizueese. Sasia e gazit neuroparalizuese është përcaktuese për të përcaktuar efekt dhe pasojat e parikuperueshme që ka te shëndeti Ii njeriut. Gazrat e përcaktojnë efektin e tyre bazuar te përqëndrimi i pluhurit për njësi meter kub. Sot janë hedhur sasi të tilla që nuk mund ti klasifikojnë më këto gazra si neruoparalizuese por si helmuese! Të tilla bomba kimike Serbia s’i ka përdorur kurrë kundër serbëve as kur zhvilloheshin protestat kundër Milosheviçit në Beograd por veç kundër shqiptarëve të Kosovës në vitet ’80 dhe ’90.

 

3.Marrë shkas edhe nga argumentet e mazhorancës, e cila flet për dhunë të protestuesve që detyroi policinë të shkonte te gazi, nuk munguan as reagimet nga OSBE e cila nxiti përpjestimshmëri veprimi nga policia përkundrejt veprimeve të qytetarëve. Cili është mendimi juaj lidhur me këtë?

OSBE drejtohet nga një prej sponsorëve më të fuqishëm të MJAFT dhe G99 në vitet 2007-2009 dhe është një ndër diplomatët më të kompromentuar politik në Shqipëri. Bernd Borchardt ka thyer çdo rregull dhe status diplomatik në 2008 dhe 2009 duke bërë fushatë hapur për Erion Velinë në mitingjet dhe takimet publike të asaj kohe. OSBE sot mund të konsiderohet si një zyrë suporti e Rilindjes dhe Soros. Kjo nuk është OSBE por zyrë e Soros! Se çfarë thotë OSBE rrezik shkruhet nga Endri Fuga apo Erion Veliaj dhe Borchardt thjesht e firmos.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here