Kosova konfirmoi zyrtarisht se në vend ka rënë një epidemi e gripit sezonal.
Komiteti për Gripin Sezonal në nivel të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës njoftoi si më poshtë se ka mbajtur sot mbledhjen e rregullt në të cilën është analizuar situtuata e fundit me gripin sezonal.
U konstatua një rast i vdekur me influencë A, pacienti ka pasur sëmundje kronike përcjellëse.
Në laboratorët e Qendrës Kombëtare të gripit në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike deri më 22 shkurt 2019 janë testuar gjithsej 661 mostra të dyshimta me influencë, prej tyre 240 raste rezultojnë positive në influencën e tipit A.
Sipas subtipit 178 mostra influencë A e pa –subtipizuar dhe 62 mostra rezultojnë poziteve në sub-tipin AH1pdm09
Rikujtojmë se Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike dhe Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës kontatojnë se:
1. Kemi të bëjmë me epidemi të gripi sezonal
2. Rekomandimet e gjertanishme të Institutit Kombëtar dhe Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universistar mbeten në fuqi dhe vlejnë për tërë teritorin e Republikës së Kosovës, duke rithesukuar edhe njëherë masat e domosdoshme në të gjitha institucionet shëndetësore.
3. Ministrinë e Arsimit Shkencës dhe Teknkologjisë e rekomandojmë që të gjitha institucionet parashkolloree, fillore dhe të mesme, publike dhe private, ku fëmijët dhe nxënësit kanë shenja dhe simptoma të gripit, temperaturë të lartë, lodhje, rrjedhje hundëve, dhimbje fyti, kollë, barkqitje dhe vjellje, dhimbje koke, barku dhe muskujsh, t’i shmangen kontaktit me nxënës të shëndoshë dhe të qëndrojnë në shtëpi, duke iu përmbajtur rekomandimeve të mjekut.
4. Instituti Kombëtar dhe SHSKUK përsërisin rekomandimet për qytetarët që të kenë kujdes mos të dalin në ambient të ftohtë, të mos qëndrojnë në lokale të mbyllura me dendësi të madhe të njerëzve dhe të përdorin sa më shumë lëngje të nxehta dhe vitamina.