Nga Flamur Noka
Askush nuk duhet të habitet pse zyra e OSBE-së Tiranë është kthyer në zyrë shtypi dhe propagande e Ramës dhe’ Rilindjes’. Ishte po ky Ambasador dhe zëvendësi tij dhe po ajo zyrë që bekuan hashashizimin e Shqipërisë pasi as panë e as dëgjuan e as dinin gjë…..
Tentoi të belbëzonte asokohe, por i tërhoqi veshin Saje qorri dhe pa turp fare si një ushtar i bindur i Sajës gëlltiti gërmë për gërmë belbëzimin ..
Ishte po ky ambasador dhe po kjo zyre që bekoi kriminalizimin e parlamentit, të Policisë Shtetit dhe admininistratës në përgjithesi pasi as panë e as dëgjuan e as dinin gje..
Ishte po ky ambasador e po kjo zyrë që kur dhunoheshin nga narkopolicia dhe përplaseshin birucave rreth 50 mije shqiptare se s’kishin 500 lek të paguanin dritat apo se kishin vënë dy tulla a dy tjegulla në çati, këta as shihnin e as dinin e as dëgjonin gjë..
Ishin po ky ambasador e kjo zyrë këtu kur Rama me banda e para droge e krimi bleu pushtetin në 2017, por ata as panë e as dëgjuan e as dijnë gjë.
Na tregojnë që aq vota sa paska vjedhur krimi e paskan blerë paratë e drogës nuk ndikojnë në rezultat… Dosja 339 jua ka zënë sytë, por edhe s’të as e shohin e as kanë dëgjuar gjë për të as dijnë gjë edhe pse ‘Zeri Amerikës’ foli për të gjithë.
Ishin po ky ambasador dhe zyra e tij kur Rama urdhëroi të liroheshin kriminele me burgime të përjetshme, por as panë e as dëgjuan e as dijnë gjë.
Ishte po ky ambasador e kjo zyrë këtu kur u përzunë 500 mijë shqiptarë nga shtëpitë e tyre e i degdisen rrugëve të Europës e këta as panë e as dëgjuan e as dinin gjë…
Korrupsioni ulëritës me PPP ju zuri sytë, por përsëri as panë e as dëgjuan gjë..
Tani mos u habisni pse shohin një gomë që digjet nga protestuesit dhe disa fishekzjarre. Si Rama si shefi i paradhomës tij Boschard shohin njëlloj, me të njëjtat syze.
Por Boschard të jetë i qetë se shefi i tij Rama nuk ka parë asgjë akoma.