Duke u përpjekur të shpjegojë radikalizimin e betejës politike dhe djegjen e mandateve nga opozita, ish kryeministri socialist tha në Top Talk se kjo vjen për arsyen se kjo klasë politike është në fundin e ciklit të saj, prandaj po e luan këtë lojë sikur të jetë përplasja e fundit.
Ministri i Diasporës Pandeli Majko ka të njëjtën ide si kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi për ashpërsinë e luftës politike të ditëve të fundit.“Pas zgjedhjeve të ardhshme, njëri nga të dy, ose Basha ose Rama do të largohet” tha Majko.
Në fakt fiks të njëtën gjë kishte shprehur edhe Monika Kryemadhi para protestës së 16 shkurtit: “Ose do largojmë Ramën, ose unë me Lulin do të largohemi deklaroi ajo”.