Në pamjet e publikuara nga mediat ruse duket qartë se si një makinë futet në trotuar dhe merr përpara një numër të madh kalimtarësh.
Një skenë “horror” është filmuar pak ditë më parë nga kamerat e sigurisë në Rusi.
Nga kjo përplasje dy persona ndërruan jetë, ndërsa mbetën të plagosur disa të tjerë. Pas hetimeve të kryera dhe ekzaminimeve, policia ruse tha se shoferi ishte nën ndikimin e oksidit nitrik, kjo një substancë kimike e cila shkakton ulje të performancës mendore dhe manovrim të avashtë.
Ngjarja ndodhi në bulevardin “Nevski” teksa një BMW x6 u përplas fillimisht me disa mjete të tjera duke humbur drejtimin, ndërsa vijoi rrugën në trotuar duke shtypur dy persona për vdekje. Mes të vdekurve janë një shtetas rus dhe një turist amerikan.