Ekzaltimi i vonë i Spiropalit dhe knutëria në ikje e eurodeputetëve që nuk do të jenë më!

0
148

Ish-deputetja e LSI-së, Silva Caka ka reaguar me anë të një postimi në Facebook në lidhje me deklaratën e Ministres Spiropali për reagimin e Knut Fleckenstein.

“Do të dilte ashtu siç doli dhe siç ka dalë gjithnjë Elisë zëdhënësja pa zë e qeverisë, e neveritshme në imitimin e vet të shëmtuar, teksa nuk e ka fshehur ekzaltimin e saj të vonë pas knutërisë në ikje të eurodeputetëve që nuk do të jenë më!”-shkruan Caka

Postimi i plotë:

Ekzaltimi i vonë i Spiropalit dhe knutëria në ikje e eurodeputetëve që nuk do të jenë më!

Do të dilte ashtu siç doli dhe siç ka dalë gjithnjë Elisë zëdhënësja pa zë e qeverisë, e neveritshme në imitimin e vet të shëmtuar, teksa nuk e ka fshehur ekzaltimin e saj të vonë pas knutërisë në ikje të eurodeputetëve që nuk do të jenë më!
Por e gjora Elisë më kot rreket të fshehë pas hijes se knutërve, ato që shqiptarët i dinë mirë dhe për shkak të të cilave, janë bërë bashkë; që prej vjedhjes së votave nga bandat e krimit politik e deri tek vjedhjet në doganë nga bandat e krimit ekonomik!
Ndaj, ministrja Elisë le të rrijë pas Skënderbeut të vet, sepse Knuti e knutëria shkuan e më nuk vijnë duke marrë me vete edhe honorarin e fundit të komedisë së tyre!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here