Meta takohet me Kryeministrin e Egjiptit: Shqipëria një portë hyrëse e sipërmarrjeve egjiptiane…

0
118

Në kuadër të vizitës zyrtare në Egjipt, Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta, u prit në takim të veçantë nga Kryeministri i Republikës Arabe të Egjiptit, Mostafa Kemal Madbouly.

Presidenti Meta shprehu kënaqësinë e veçantë për vizitën në Egjipt, duke e quajtur dëshmi të vullnetit të përbashkët për një fillim të ri në marrëdhëniet midis dy vendeve.

Presidenti Meta dhe Kryeministri Madbouly ndanë të njëjtin mendim lidhur me nevojën e mbledhjes së Komisionit të Përbashkët në një kohë sa më të afërt, si dhe për përfundimin e marrëveshjeve që do pasurojnë kuadrin ligjor dhe do të ndihmojnë  në forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ekonomik e kulturor.

Presidenti Meta, nënvizoi gjithashtu, nevojën e bashkëpunimit në fushën e energjisë, të turizmit e të transportit ajror e detar.

Image

Gjatë këtij takimi, Presidenti Meta, e siguroi Kryeministrin Madbouly se, falë pozicionit gjeografik, Shqipëria mund të bëhet një portë hyrëse e sipërmarrjeve egjiptiane për rajonin e Ballkanit.

Nga ana e tij Kryeministri Madbouly, vlerësoi mundësinë e bashkëpunimit mes autoriteteve portuale, si dhe u shpreh se të dy vendet mund të bëjmë shumë për forcimin e rolit të tyre në rajonet respektive.

Gjatë takimit u bisedua edhe mbi zhvillimet në rajonin e Ballkanit Perëndimor, si dhe për nevojën e rritjes së bashkëpunimit për adresimin e sfidave të përbashkëta në luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here