Paditet Bashkia e Durrësit, vendgrumbullim mbetjesh!!! Vangjush Dako duket se nuk shpëton nga qytetarët!

0
144

Kjo nuk është hera e pare që Gjykata e Durrësit përballet në gjykatë me qytetarët e saj. Më herët, ishte çështja “Veliera” që përballi kryebashkiakun Vangjush Dako me qytetarët dhe shoqërinë civile.

Banorë dhe studentë të Universitetit “Aleksandër Moisiu” kanë depozituar një kërkesë-padi në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë ndaj Bashkisë së Durrësit pasi nuk ka marrë asnjë masë dhe nuk ka ndërhyrë në pikën e grumbullimit të mbeturinave në Porto Romano.

“Paditësit kanë të gjithë interes të ligjshëm në paraqitjen e padisë përpara Gjykatës, duke qenë se Bashkia Durrës, me veprime aktive, në mungesë të plotësimit të kushteve ligjore, ka lejuar që në Spitallë të krijohet një vendgrumbullim mbetjesh dhe megjithëse i është paraqitur një kërkesë me shkrim nga paditësit, nuk ka marrë asnjë masë për mbylljen dhe rehabilitimin e këtij lendfilli”, thuhet në kopjen e padisë të siguruar nga DurrësLajm.

Çështja në fjalë do të gjykohet nga gjyqtarja Klodiana Veizi, ndërsa veprimet përgatitore janë kryer më 27 shkurt 2019.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here