Alarmante/ Shkarkohen 6 pedagogë në UBT! Abuzime, korrupsion dhe ngacmime seksuale!!!

0
142

Ne i kemi marrë në konsideratë në maksimum shqetësimet e studentëve gjatë ditëve të protestës, e cila ka qene një periudhë relativisht e gjatë”,- thotë Prof. Bahri Musabelliu.

Studentët e Unversitetit Bujqësor të Tiranës kanë marrë zemër nga protesta duke denoncuar tek rektori apo përmes anketave të zhvilluara, abuzimet e pedagogëve, korrupsionin madje edhe ngacmimet seksuale prej tyre. Këtë e konfirmon zyrtarisht rektori i UBT.

Ne i kemi marrë në konsideratë në maksimum shqetësimet e studentëve gjatë ditëve të protestës, e cila ka qene një periudhë relativisht e gjatë”,- thotë Prof. Bahri Musabelliu.

Një pedagog i akuzuar nga studentët për ngacmim seksual dhe 3 të tjerë janë shkarkuar nga detyra ndërsa për dy po kryhen ende verifikimet.

Pedagogu i akuzuar nga studentët për ngacmim seksual prej 10 vjetësh jepte mësim në Fakultetin e Mjekësisë Veterinare. Një grup studentësh denoncuan veprimet e turpshme të pedagogut të tyre, akuza që u vërtetuan nga komisioni i etikës.

Rektori Bahri Musabelliu në një intervistë për Neës 24 thotë se komisioni i etikes zbuloi sjellët e pahijshme të pedagogut ndërsa vetë ai firmosi për shkarkim nga puna.

Pedagogu në fjalë, është e vertetë, unë kam pasur indicie nga studentët për këtë gjë. Më kanë ardhur disa vajza studentë dhe disa djemë, të cilët mi kanë bërë shqetësimet e tyre prezent. Vetë kam shkuar disa herë në fakultetin e Mjekësisë Veterinare. Zhvilluam edhe një anketë me studentët ku morëm indicie që ishte e vërtetë. Është mbledhur komisioni i etikës ku është kanë marrë vendimin për pushimin nga puna të pedagogut për sjellje të pahijshme”,- tha rektori.

Shitjeve e librave, paaftësia akademike apo mitmarrja ka hequr nga puna disa pedagogë në Universitetin Bujqësor të Tiranës

Kemi pasur shumë indicie nga studentët me problematika që lidhen me shitjen e librave me detyrim nga ana e pedagogëve. E kemi edhe të filmuar, pedagogu në fjalë është kapur duke shitur tekste. Një pedagog tjetër e kemi pezulluar për arsye që lidheshin me aftësitë e tij akademike, pasi tekstet e tij studentët nuk i kuptonin tekstet e tij, i përkthente me Google Translate. Ka pasur edhe akuza të studentëve për mitmarrje”,- vijon Bahriu.

Universiteti Bujqësor i Tiranës me 10 mijë studentë pret ti akordohet fondi i premtuar i qeverisë për ndërtimin e një ferme didaktike eksperimentale në Rinas ku do të kryhen praktikat mësimore. Rektori pret që qeveria të publikojë vendimin.

Unë prisja që këtë të mërkurë të dilte kjo VKM por të mërkurën tjetër jam 100% i sigurt se do të publikohet”,- tha Bahriu.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here