Kryemadhi zbulon bisedën me eurodeputetin Fleckenstein. Kur fola për dosjen me nr 339,  Fleckenstein shfaqi…

0
117

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi në një lidhje direkte me emisionin “Të Paekspozuarit” ka zbuluar bisedën që ka patur me eurodeputetin Knut Fleckenstein.

Kryemadhi citoi të gjithë komunikimin me eurodeputetin. Ajo zbuloi se kur foli për dosjen me nr 339,  Fleckenstein shfaqi shqetësim, ndërkohë që asnjë prej eurodeputetëve nuk ishte informuar në lidhje me këtë skandal për blerjen e votave nga ana e mazhorancës aktuale. “Meqenëse z. Knut na qenka shqetësuar dhe zhgënjyer shumë, po ju bëj me dije se çfarë i kam thënë unë z. Knut në takim: z. Basha i shpjegoi gjithë ecurinë dhe aktivitetin apo angazhimin parlamentar të opozitës, ku komisionet hetimore të sabotuara, komisionet që ka kërkuar opozita për verifikime, amendamente dhe projektligje të propozuara, të cilat as që nuk futeshin në rendin e ditës për t’u diskutuar e jo më për të pasur reagim apo ndryshim në to.

Në momentin që z. Basha përmendi ‘Dosjen 339’, ku asnjë nga eurodeputetët nuk ishte i informuar mbi këtë dosje, por na flisnin për marrëveshjen e Zhan Monesë. Sapo u tha dosja 339, z. Knut u çua nga tavolina shumë i shqetësuar 25 minuta”, tha Kryemadhi. E pyetur nga gazetari Ylli Rakipi, nëse z.Knut kishte ndërperë bisedën për të komunikuar me dikë tjetër gjatë pauzës prej 25 minutash, Kryemadhi tha: “Jo. Z.Knut nuk është se ka biseduar me dikë, por z.Knut ishte shumë I shqetësuar të dëgjonte dosjen 339. Njëri aq të shqetësuar për dosjen 339 kam parë vetëm Edi Ramën dhe Vangjush Dakon. Në qoftë se z.Knut ka ndonjë problem me dosjen 339 të shikojmë, se çdo na shikojnë sytë dhe çdo na dëgjojnë veshët në të ardhmen se janë 600 disqe të tjera, siç thonë.  Duke parë e duke bërë. Nëse ka këtë problem z.Knut ky është po prapë problem i z.Knut dhe atij që është prapa z.Knut. Tani çfarë i kam thënë unë z.Knut në takim, pasi kishte merak shumë të madh nëse z.Basha kishte program për shqiptarët nëse do të vinte në qeveri  apo jo. “Zotërinj parlamentar, nëse ka stabilitet krimi në Shqipëri kjo do të thotë destabilitet për Europën. Ju e dini shumë mirë ndikimin e grupeve kriminale shqiptare në Europë. Kanë përmbytur Londrën, Spanjë, Hamburgun e Gjermanisë dhe çdo vend tjetër.

Ju bëni si të doni, ne kemi vendosur ta destabilizojmë krimin në mënyrë të tillë për të mbrojtur fëmijët tanë. Dhe nuk kthehemi më pas. Nëse në Gjermani zonja Merkel apo ndonjë deputet gjerman do të ishte kapur duke bashkëpunuar me krimin për të blerë vota, çdo të ndodhte? Minimalja do të niste investigimi, ndërkohë këtu ka dy vjet që dosja jo vetëm nuk hetonte, por është bllokuar hetimi dhe po tentohet të asgjësohet. Ju kujtoj deputetin slloven para disa javësh, i cili dha dorëheqjen sepse kishte harruar të paguante një sandviç në super market. Zotërinj ne kërkojmë standarde dhe vlera për të cilat ju na flisni dhe i keni në vendin tuaj, nuk po ju kërkojmë asgjë më shumë. Sot koka e krimit të organizuar është Edi Rama”. I thashë këtë Knutit, sikur i thashë mbaroi jeta jote. Aq shumë i dhembi kjo, saqë nuk di ça të them”, tha Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here