Protestat popullore i kanë futur frikën mazhorancës dhe këtë e tregon fakti se dalin nëpër ekrane dhe thonë edhe gjëra të çuditshme.
Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, duke dashur të hedhë sa më shumë baltë ndaj opozitës, gjatë emisionit ‘Dritare me Rudinën’ tha se një prej pjesëtarëve në protestë ishte një trafikant ndërkombëtar droge nga Cërriku.
Sipas Ballës ai ishte arrestuar. E i vetmi nga Cërriku i arrestuar nga policia gjatë protestës së PD-së ka qenë Ujku i Cërrikut.
Sipas Ballës, ky është trafikanti ndërkombëtar i drogës që mbështet PD-në.