Sot vendi ynë do të dominohet nga kthjellimet dhe vranësira të pakta deri në mesatare . Era do të jetë me drejtim Jugperëndim (SW) me shpejtësi maksimale deri në 7-10 m/sek në bregdet. Dallgëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 0,5 –1,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje graduale.
Temperaturat min dhe max:
Zonat malore -2/13°C
Zonat e ulëta 2/18°C
Zonat bregdetare 6/18°C
RTSH/ Meteorologe: Rezarta Xhakollari