Ish-deputetja e LSI, Kejdi Mehmetaj në një intervistë për Gazeten “Standard” vlerësoi pjesëmarrjen e jashtëzakonshme të qytetarëve diten e marte para parlamenetit ku tha se kjo tregoi se durimi tashmë u është sosur shqiptarëve dhe se e kanë marrë vetë fatin e tyre në dorë. Ajo ka dënuar hedhjen e gazit lotsjellës, ku nënviozi se nuk ka qënë gaz lotsjellës por gaz helmues. “Ai nuk ishte as gaz lotsjellës por helmues. Ndërkohë unë kam qënë shumë afër, qëllimi yne ishte të qetësonim protestuesit. Isha vetë aty, më ka shpërthyer kraharori me një dhimbje të jashtëzakonshme, që nuk ta sjellë vetëm gazi lotsjellës” –shtoi ish-deputetja. E pyetur për procedimin penal të protestuesve, Mehmetaj deklaroi për Standard se sado të përpiqet në çdo forme nuk i tremb më shqiptarët. “ Për një bandë që është e gatshme të blejë shqiptarët në çdo hap të ditës tyre dhe kur duan të dalin të shkojnë të protestojnë si qyetetarë të një vendi të lirë për të drejtat e tyre. Ai do ti kërcënojë ne e kemi thënë këtë, do arrestojë, do të na arrestojë dhe ne ndoshta por kjo nuk na tremb. Po na helmon me gaz po sërish nuk do të na pakësojë ” –u shpreh Mehmetaj. Gjithashtu ajo ka shtuar se në çdo rast kur kuvendi të mblidhet në seanca plenare edhe pse tashmë ai është një parlament i rënë do të ketë protesta.
Intervistoi: Ermelinda Ndoja
1-Si e vlerësoni protestën e ditës së marte dhe a i arriti ajo pritshmëritë e opozitës?
Së pari duhet ta theksojmë për lexuesit tuaj, që mënyra dhe tentativat që po bën tashmë një mazhorancë e rënë për të mbajtur në këmbë një parlament që nuk është më përfaqësues, janë ato tipike të një bande të organizuar që përpiqet të gjej rrugëdalje duke lajmëruar në mënyrë të parregullt, jo proceduriale seanca për dy orë, apo duke anuluar seanca. Ashtu si kanë bërë realisht në këto dy mandate edhe pse jo në një mënyrë kaq të dukshme. Të njejtën gjë bënë për t’ju fshehur qytetarëve, tentuan të bënin një seancë brenda dy orësh por pjesëmarrja e jashtëzakonshme e qytetarëve diten e marte para parlamenetit e tregoi se durimi tashmë u është sosur shqiptarëve. Ata e kanë marrë vetë fatin e tyre në dorë dhe nuk do të lejojnë as deputet e mazhorancës aq më pak kryeministrin dhe qeverinë e tij që të vazhdojnë të zhvasin Shqipërinë dhe të shkatërrojnë këtë vend. Të them të drejten angazhimi partiak për organizimin e asaj proteste ka qënë shumë i vogël. E patë edhe ju që brenda dy orësh pati një pjesëmarrje të jashtëzakonshme. Sado të përpiqet nje parti të lëvizë struktuart e saj nuk mund të organizojë një mbledhje aq të madhe banorësh dhe qytetarësh. Ndaj ai është angazhimi i vetë qytetarëve, i njëjti angazhim që u bë me datë 16, i njëjti angazhim që u pa në protestën e kaluar para parlamentit. Po i njëjti angazhim edhe diten e marte. Është kjo nxitje qytetare që na ka shtyrë dhe ne si parti opozitare të ndjekim zërin e tyre, kërkesat e tyre. Tu bashkohemi dhe të jemi njësoj si ata në protesta duke djegur mandatet tona, për ta bërë të qarte faktin qe kjo mazhorance është ilegjitime dhe që qytetarët meritojne të zgjedhin përfaqesuesit e tyre nepermjet zgjedhjeve te lira e te ndershme.
2-Si e kometoni hedhjen e gazit lotsjellës nga policia për të shpërndarë protestuesit?
Sa i takon gazit lotsjellës të them të drejten jam e shokuar. Mbas 2017 ka pasur disa protesta përpara parlamentit dhe në fakt disa prej tyre kanë qënë shumë më agresive sesa protesta e ditës së marte. Sjell këtu në vëmendjen tuaj protesten që ndodhi në rastin e emërimit të paligjshëm të Zonjës Arta Marku si kryeprokurore e përgjithshme e përkohshme. Shtytja e njerëzve ka qënë shumë më e madhe. Po ashtu e njëjta gjë ka qënë dhe me protesten që është bërë nga banorët e Unazës së Re përballë parlamentit dhe në asnjë rast policia nuk e ka parë të arsyeshme për të marrë masa me gaz lotsjellës me gaz helmues. Pasi ai nuk ishte as gaz lotsjellës por helmues. Ndërkohë unë kam qënë shumë afër, qëllimi yne ishte të qetësonim protestuesit. Unë sapo mbarova fjalen time dhe pash që kishte lëvizje, shkuam për të qetësuar protestuesit dhe realisht nuk kishte as shtyerje dhe vetëm kur shoh një sasi të jashtëzakonshme helmi. Helm që preku protestuesit, preku nënat shtatëzënë që kishin dalë të protestonin në mënyrë paqësore. Preku vajza dhe djem të rinj, preku fëmijë. Po e njëjta ngjarje ka ndodhur dhe me qytetarët, që nuk ishin fare në protestë por që ishin në një qendër tregtare aty afër, apo në kafe rreth e rrotull, apo këmbësorë. Dhe akoma më rëndë se kjo, përballë parlamentit ndodhet një prej shkollave të Tiranës dhe nxënësit janë detyruar të dalin nga mësimi, se gazi nuk i lejonte që të merrnin frymë. Unë isha vetë aty, më ka shpërthyer kraharori me një dhimbje të jashtëzakonshme, që nuk ta sjellë vetëm gazi lotsjellës. Por çudia më e madhe është që kushdo që shkon në spital, që përpiqet të marrë një mjekim asnjë prej tyre nuk ka një analizë të pastër të gjakut për të parë se çfarë është injektuar në gjakun tonë. Imagjinoni se çfarë tjetër është i zoti të bëjë një kryeministër që helmon popullin e tij, imagjinoni në çfarë përmasash kemi shkuar sa i takon krimit, abuzimit, korrupsionit.
3- Si e gjykoni procedimin e 8 protestuesve dhe shpalljen në kërkim të 12 prej tyre?
Unë do të përdor një shprehje që e kam parë shumë shpesh këto ditë në rrjete sociale dhe që e dëgjoj shumë dhe nga qytetarët që takoj në protesta dhe në takime të përditëshme, që Edi Rama nuk do të ketë hapsira në burgje për të gjithë shqiptarët. Sado që ai po përpiqet me çdo forme. Unë isha para disa ditësh në një takim në qarkun e Fierit dhe disa banorë aty më konfiduan që eksponentë të Rilindjes kanë shkuar dhe kanë paguar me thasë mielli qytetarët, sidomos të zonave rurale, që të mos marrin pjesë në protestën e datës 16. Pra tani ne nuk po flasim më për blerje votash, apo për manipulim të sisitemit zgjedhore, tani po flasim për një kryeministër, për një bandë që është e gatshme të blejë shqiptarët në çdo hap të ditës tyre dhe kur duan të dalin të shkojnë të protestojnë si qyetetarë të një vendi të lirë për të drejtat e tyre. Ai do ti kërcënojë ne e kemi thënë këtë, do arrestojë, do të na arrestojë dhe ne ndoshta por kjo nuk na tremb. Po na helmon me gaz po sërish nuk do të na pakësojë. Po përpiqet të përdorë edhe njerëz të paguar brenda dhe jashtë vendit për të intimiduar si politikanët, ashtu dhe qytetarët e thjeshtë. Këtu nuk flasim më për kundërshtime ndërmjet partish, që njëra parti më e fortë po tremb partinë tjetër me të dobët, apo militantët e një partie me të dobët. Këtu është një pushtet kriminal përballë qytetarëve të saj. Unë jam e bindur që qytetarët tani janë të lodhur, u është sosur durimi. Varfëria është shumë e madhe, mundësitë janë shumë të pakta. Ata që kanë arritur të emigrojnë kanë emigruar dhe ata që kanë mbetur këtu duan të ndryshojnë Shqipërinë dhe nuk do të ndalen nga kërcënimi me burgim. U sjellë në vëmëndje rastin e Unazës së Re, pavarësisht se ka kërcënuar dhe burgosur, ata kanë vazhduar të protestojnë për muaj të tërë, sepse ata qytetarë atje protestojnë për të drejten e tyre dhe jo për partitë politike. E njëjta gjë është edhe me protestat e herëve të fundit.
4- Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi është shprehur se nuk do të nuk do të bëjë asnjë hap pas dhe se nuk do ketë dialog me kryeministrin…
Unë i ftoj edhe më skeptikët ta lexojnë drejtë qëndrimin e partive opozitare dhe vendimin tonë për të lënë ato mandate të cilat nuk ishin më përfaqësuese të qytetarëve, por ne ishim kthyer në fasdë për të mbuluar çdo gjë që bënte Edi Rama me Gramoz Ruçin dhe qeverinë e tij. Ne po rrinim në parlament për të legjetimuar për të qënë dhe ne pjesë të zyrës së noterisë që ishte kthyer parlamenti. Do të ftoj dhe më skeptikët të lexojnë qartë qëndrimin tonë. Ky nuk eshtë një qëndrim për të fituar pushtet, as një qëndrim për marrveshje poltike. Më besoni që me personazhe si Edi Rama, të cilët për të mbajtur fortë karrigen e tyre, marrëveshjen mund ta arrish fare thjeshtë. Qëndrimi ynë është për të fituar një Shqipëri më të mirë për ti dhënë të drejtën qytetarëve shqiptare që vullneti i tyre nëpërmjet votës së lirë, të pablerë të lexohet ashtu siç duhet për të pasur përfaqësues të denjë. Jo detyrimisht mund të jemi ne, le ta vendosin qytetarët nëpërmjet një procesi transparent. Ne do të bëjmë maksimumin tonë që të rregullojmë sistemin dhe tu japim shqiptarëve një proces dinijtoz zgjedhor. Ne nuk kemi asnjë qëllim që të ulemi në tryezë me Edi Ramën, pasi Edi Rama është koka ose personifikimi i çdo gjëjë ndaj të cilës sot protestojmë, në lidhje me krimin e organizuar, me aferat shumë të rënda korruptive, me shkatërrimin e vendit, e shpërdorimit të parasë publike. Kujtoj këtu vetëm koncensonet në shëndetësi të cilat për një apo për dy vite janë paguar në totalin e tyre, mbas e dy apo tre herë më shumë seç do ti kushtonte shteti sikur ti bënte të gjitha të reja dhe këto janë paratë tona, paratë e taksapaguesve shqiptarë. Ndaj ne nuk mund të ulemi në tryezë për të zgjidhur një situatë që e ka provokuar vetë kryeministri aktual Edi Rama. Ne jemi shprehur qartazi, për ne ka ardhur koha që vendi të drejtohet nga një qeveri tranzitore për të patur një qëllim të vetëm që është integrimi i vendit në Bashkimin Europian. Dhe përmirësimi i sistemit në mënyrë që ne të kemi një proces zgjedhor dinijtoz për Shqipërinë, 30 vite mbas daljes nga komunizimi. Në përfundim të atyre zgjedhjeve kushdo që të fitojë besimin e qytetarëve shqiptarë të marrë mandatin për të qeverisur vendin dhe për të bërë më të mirën e vendit. Këtu nuk më për të çfarë të dialogohet, kërkesa është shumë e qartë.
5- Si do procedohet me protestat, çfarë do të bëjë konkretisht opozita?
Ne e kemi thënë përpara parlamentit, në çdo rast kur kuvendi të mblidhet në seanca plenare edhe pse tashmë ai është një parlament i rënë, një parlament që mbidhet sipas kërkesës së një pakicë padyshim që është një parlament që nuk mund te funksionojë më. Por ne gjithsesi do të jemi në protestë çdo ditë kur parlamenti do të mblidhet. Gjithashtu e kemi thënë tashmë dhe për qytetarët se protesta e madhe e radhës do të jetë me 16 mars në Bulevard përballë kreyministrisë, e cila do të jetë sërish protesta e qytetarëve.
Çfarë do ndodh nëse forcat policore do të përdorin gaz lotsjellës për të larguar qytetarët, cili do të jetë hapi i opozitës?
Kjo ngelet në dorën e qytetarëve, por unë kam një thirrje për policinë e shtetit, pasi dhe ata janë burra dhe gra të këtij vendi. Të cilët janë të nënpaguar për punen që kryejnë, ku nuk marrin as shpërblime, as orët shtesë dhe janë të detyruar të ruajnë vendin e tyre të punës. Zbatojnë edhe urdhëra që unë jam e sigurtë që me ndërgjegjën e tyre nuk do të donin ti zbatonin kundrejt vëllezërve dhe motrave të tyre. U bëj thirrjë të bashkohen me protestuesit, të përpiqen të evitojnë dëmin e jetës që po u bëjnë protestuesve. Ju siguroi për një gjë që në asnjë rast protestuesit nuk kanë tendencen që të merren me ta përkundrazi e kemi thënë si ne përfaqësues të politikës dhe qytetarët e thjeshtë që jemi një. Të mos bëhen ata mburoja e një kryeministri që tashmë ka rënë dhe që besoj do ketë fund ndoshta, po aq të rëndë sa diktatori që drejtoj Shqipërinë për 50 vite. Qytetarët e kanë treguar që nuk tremben më, po të ishte do të ishin trembur pas datës 16. Dy protestat para parlamentit kanë treguar të kundërten.
6- Eurodeputeti Fleckenstein u shpreh se është i zhgënjyer nga Kryemadhi, duke nënkuptuar se dhe nga forca politike që ajo drejton, si e komentoni këtë deklaratë?
Në fakt mua më vjenë mirë që Zoti Fleckenstein është i zhgënjyer me veprimet e LSI sepse kjo do të thotë që LSI po bënë gjënë e duhur. Siç u shpreha dhe në reagimin tim nëse në Gjermani, Francë, Bullgari, Hollandë apo në vendet më të dobëta të BE të ndodhte një përqindje e atyre që ndodh në Shqipëri ato vende do të ishin realisht të djegura, sepse qytetarët e atyre vendeve nuk do të pranonin kurrësesi as të mashtroheshin as të bliheshin, as të vidheshin në formen se si bëhet në Shqipëri. Dhe kushdo qoftë ky pushtetarë shqiptarë apo ndërkombëtarë që për njëmijë e një arsye qofshin bindje të kota, qofshin pazare të bëra me Edi Ramën dhe qeverisjen e tij do të ketë të njëjtin reagim të qytetarëve shqiptare që po bëjnë tani. Edhe pse Zoti Fleckenstein është në fund të mandatit të tij, për të sfida më e madhe është fushata e Majit, ai nuk i kupton dot problemet tona, sepse vendi i tij demokracinë e ka në thelb të shtetit dhe sitemi vetërregullohet edhe kur problemet dalin aty këtu. Ne po përpiqemi që të thyejm njëherë e mirë tranzicionin e pafundëm që po kalon Shqipëria. Dhe të vendosim një standard ku unë do doja të vazhdoja jetën, me të cilin do doja të krijoja familjen time dhe të rriteshin fëmijët e mij. Ky për Shqipërinë është një moment kyç, për ndërkombëtarët është thjesht një takim i rradhës të cilin po ta paraqesin mirë në raportet e tyre do të përfitojnë ca lëvdate më të mira dhe kaq. Kështu që po përfitoj nga kjo intervistë e juaja, të ftoj Z. Fleckenstein , përpara se të jetë vonë dhe të bëhet pishman për këtë mbulesë që po i bën tani kësaj qeverie, të tërhiqet nga qëndrimet e tij, të shikojë të vërtetën. Ka mjaftushem informacion për ta parë të vërtetën, jo nga Shqipëria por nga Gjermania, Hollanda, Italia, Greqia. Qoftë për trafikun, për bandat, për korrupsinin, qoftë për blerjen e votova se është e thënë në raportet e OSBE Odirit dhe të japë atë kontribut sado të vogel, se nuk pres që Shqipërin ta bëjë ndërkombëtare por me sinqeritetin që duhet ti takojë një politikani të nivelit të tij ti japë ndihmë Shqipërisë që edhe ne të arrijmë standarde për të qënë pjesë e BE. Unë pak ditë ka që jam kthyer nga një vizitë e gjatë në Bruksel dhe Strasburg dhe në fakt ato që dëgjohen në zyrat e tyre nuk janë dhe aq të ngjashme me deklaratat publike që bëjnë disa përfaqësues kur vijnë në shqipëri. Me ç’duket të nxitur nga shumë situatat që ndodhin këtu japin deklarata edhe më të nxituara se ç’duhet dhe fjala kryesore që dëgjon si në zyrat e brukslit Srasburgut apo dhe të vendeve anëtare, që jane vendet të cilat në fund marrin vendime se çdo ndodh me hapjen e negociatave lidhur me Shqipërinë apo me Maqedoninë është reforma për të përmirësuar vendin. Por nëse vendi nuk po cen me 5 prioritetet të cilat u shtuan gjatë rrugës, nëse nuk po ecen përpara me luftën kundrejt krimit të organiuar, në luftën kundër korrupsinit, me përmiresimin e gjithë ingraniazhit apo dhe me përmirësimin e kuadrit ligjor që standardet e Shqipërsë të jenë të ngjashme me vëndet europiane negociatat nuk do të happen. Kjo nuk ka të bëjë me dialogun politik në pjesmarrjen e opozitës apo jo në parlament. Ajo që po ndodh është që opozita po bën të mundur që në këtë moment njëherë e mirë Shqipëri të ndalojë së ecuri mbrapa por të fillojë rrugëne saj përpara, drejt përirësimit. Problemi i Shqipërisë është vetëm një, krimi që e mban peng, korrupsioni në vend, pengesa e reformave që mund ta çlirojnë Shqipërinë.
7-Si e gjykoni mosdorëzimin e mandatit të Lefter Kokës?
Lëvizja Socialiste për Integrim ka bërë një mbledhje të grupit parlamentar në të cilen deputetët kanë qënë të pranishëm përveç Zotit Koka. Janë shprehur për vendimin që ne morëm për tu dorëhequr nga mandatet tona. Po ashtu një takim është bërë me të gjithë kandidatët që kanë qënë në listat pasardhëse për të parë dhe vendimin e tyre. Kemi patur mbledhje me komitetin drejtues kombëtarë, e gjitha instancat drejtuese të mandatuara të LSI. Vendimi ynë ka qënë unanim, me sinqeritet ju them që është mbështetur jashtëzakonisht shumë nga votuesit tanë, nga mbështetësit e LSI dhe nga qyetetarët e paangazhuar politikisht dhe çdo vendimarrje jashtë këtij grupi është personale, përgjegjësi personale e personave të cilët e ndërmarrin dhe ballafaqimi i tyre do të jetë personal me opinion publik, me votuesin e LSI.
8-Prokuroria e Krimeve të Rënda diten e marte hodhi akuza ndaj Tahirin për favorizim të grupit kriminal Habilaj në trafikun e drogës nga Shqipëria drejt Italisë, duke e çuar kështu çështjen në Gjykatë. Cili është komenti juaj për dosjen Tahiri ?
Unë nuk kam pasur asnjë dyshim lidhur me rastin Tahiri dhe ka vetëm një arsye përse nuk kam patur dyshime sepse ato akuza asnjëherë nuk u ngriten nga opozita apo nga institucionet shqiptare po nga institucionet Italiane që kurrsesi nuk do të gabonin që të përfshini qoftë dhe vetëm në hetimet e tyre në dosjet e tyre përfaqësues të politikës në Shqipëri. Ndaj pavarësisht se drejtuesit, Edi Rama me falangat e tij brenda institucioneve të drejtësisë janë përpjekur të pengojë hetimin mbi rastin Tahiri dhe dosjen këtij rasti, drejtesia mund të vonojë por do të vendoset në vend. Shpresoj dhe uroj që prokurorët dhe hetuesit e cështjes të vazhdojnë ta bëjnë detyrën e tyre me përgjegjshmëri, pa u friksuar dhe intimiduar nga askush