Demokratët e Shkodrës e paralajmërojnë! Rama ‘braktis’ takimin, ‘trash zërin’ në Durrës, në krah të…

0
122

Kryeministri Edi Rama, pas paralajmërimeve të marra nga qytetarët e Shkodrës se do ta prisnin me protesta, ka përfunduar në Durrës.

Mbledhjen e Asamblesë së PS-së e realizoi në krah të Vangjush Dakos në Durrës ku edhe ka bërë “të fortin”, gjatë diskutimeve.

Rama pasi ka folur për fushatën për zgjedhjet lokale të Qershorit, me tone të larta u përbetua se zgjedhje të përgjithshme do të ketë vetëm në vitin 2021, pavarësisht pretendimeve të opozitës.

Në përpjekje për tu dhënë zemër socialistëve, Rama, ka ironizuar dhe fyer kreun e opozitës  Lulzim Bashën, duke u shprehur se opozita bëri një gabim idiot me mandatet dhe Lulit tani, “i ka rënë gjethja fikut dhe i ka dalë bibilushi“.

Kujtojmë se ditën e djeshme nga Samiti i Diasporës i bëri thirrje; “hajde flasim”. Po duket se përgjigjja e prerë e Bashës, se do të flasim në protestën e madhe të 16 Marsit, e ka frikësuar dhe irrituar kryeministrin.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here